Trifon Xhagjika – Ndihmomëni të qesh!

Trifon Xhagjika – Ndihmomëni të qesh!
Trifon Xhagjika*

NDIHMOMËNI TË QESH!

Nuk mundem,
…nuk mundem,
nuk mundem.
E pashë Atdheun lakuriq,
(vetëm pa miq e shokë)
mundohej të këpusë një degë dafinë
nga lavdia e shekujve.
Atdheun e dija të uritur!
Por sa i vogël qenka!
As një degë nuk e këpuste dot.
E mora për dore
ta rrit në zemrën time…
Vëllezër,
po e kërkuat Atdheun,
e kam unë.
Ndihmomëni të qesh.
Ndihmomëni të gëzoj.
Atdheu është lakuriq!

Ndihmomëni të qesh!

*(Trifon Xhaxhika u pushkatua nga regjimi komunist në vitin 1963, në moshën 31-vjeçare)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: Kopjacët gjithmonë dështojnë!