Hil Mosi – Shegës së kopshtit

Hil Mosi – Shegës së kopshtit
Hil Mosi
(1885-1933)

Shegës së kopshtit

Pak vjet, o shegë, qi t’mbolla
e ti je rritë e shkue!…
Em bir me duerët e njoma
m’ndihmoj pleh n’rrâjë tue lshue…
E m’thote: «O atë, kur t’rritet,
as kjo do t’ jét për mue?»
«Po bir – un j’u pergjegja – për ty jam tue e vu!»

T’shiqoj, o shegë, e ngrihem,
kah t’shof me fryte plot!
E kah mâ tepër rritesh,
mâ e madhe ti ç’do mot,
mâ shum për mbrenda digjem E syt më mbushen m’lot!

Ti helmin t’m’a kuptojshe,
moj shega e njomë e ré…
Ti ndofta s’do t’m’shiqojshe
kaq gaz edhe haré,
por ftyren do t’a mvrojshe,
do t’m’kqyrshe shum mâ zbét,

Se aj, qi ty t’plehnojti,
qi ty aq fort t’gjallnojti,
moj shegë, sot kalbet m’dhét!

Shegës së kopshtit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: Kopjacët gjithmonë dështojnë!