FAIK KONICA – ANADOLLAKU NË MËSALLË

FAIK KONICA – ANADOLLAKU NË MËSALLË

ANADOLLAKU NË MËSALLË*

Ka ndenjur si një ka,
Pa ha edhe po ha,
Shembet me pilaf
Fryet me hoshaf.
S’ka kohë që të flasë
Heth sa të pëlcasë.
Llop një bakllava,
Llop dhe një hallva,
Llop një revani,
Llop muhalebi.
Thrret, hiç jemedum
O burra bre dudum.
Kërkon një sytlaç,
Porosit një gjylaç,
Rrëmben një pogaçe,
T’i rrëmbesh një kopaçe.
Të tëra për një darkë,
Të tëra me një bark.
Kur lodhet se s’nginjet

Pushon edhe shtriet.
Shtrihet dudumi
Dhe na e ze gjumi.
Nesër kur të zgjohet
Mësallës do t’i lëshohet.
E me bismilahi,
Prapë pilaf
E prapë hoshaf,
Qepab boll e boll,
Koxha anadoll,
More dudum kokë kungull,
Gojë buall e bark rrumbull,
Thuamë të rëntë pika:
Ç’të duhet ty politika?
Hiq, mor dudum dorë, hajde
Të të kllasim në një kade
Plot me mjalt’ e me reçel,
Ha e pi e kurr’ mos del.

FAIK KONITZA

* Poezia e mësipërme është marrë nga revista “Bleta”, nr. 12, viti 1944.

ANADOLLAKU NË MËSALLË
Botimi origjinal në “Bleta”, nr. 12, viti 1944.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: Kopjacët gjithmonë dështojnë!