HAMID GJYLBEGAJ – BYLBYLIT (NDËR BRIGJE TË BOSFORIT)

HAMID GJYLBEGAJ – BYLBYLIT (NDËR BRIGJE TË BOSFORIT)
HAMID GJYLBEGAJ

BYLBYLIT.

(NDËR BRIGJE TË BOSFORIT)

Përpara det’ i pa fund
Larg qielli i pa mbarim . . .
As gëzim, as kângë kërkund,
As nji mori, as nji vajtim ! . .

Në ç’ do ânë qetsì e plotë ;
Zâ nuk ndîhet as m’ nji vend ;
Gjith natyra në gjumë â kotë :
Nuk vepron askurrnji sênd ! . . .

Vetëm kuk, bylbyl’ i mjerë,
Rrêm e gêm rrin tue kërkue ;
T’ vetin fat e kjàn, shum herë,
Nat’ e ditë kurr pa pushue.

Kjaj, o kjaj, o zog i zì !
T’ mâllshmin vaj ti mos e bierr !
N’ pyje t’ mdhaná shka t’ ka shtî,
Edhe tash natën për terr !?

                             H. GJYLBEGAJ.

Bylbylit

Poezia në variantin origjinal, e botueme te periodiku “AGIMI”, vjeti 1920

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: Kopjacët gjithmonë dështojnë!