LASGUSH PORADECI – GJUMI I SHPIRTIT
LASGUSH PORADECI
GJUMI I SHPIRTIT
Fli shpirt edhe fli. Zemërore
Po dirgjet dhe nata nga-dale.
Gjumash ti shëkó nëpër ëndër
Pulitjen e yjve mi male –
Enigmën e yjve mi male.
Fli, fli. I harruar harrimi,
Fli rëndë-edhe fellë-edhe rrallë.
Nër funde liqeresh paqtore
Vëré ndaj po ndez kaq përrallë –
E dhemshur e yjve përrallë.
Ti fli… dhe në dó që të sgjohesh,
T’a dish si djeg yll’ i vërtetë,
Kaptó nëpër qjejt’ e përflakur
Dh’u ndis u zhurit e ti vetë –
Si yll të zhuritesh ti vetë.
Të tjera materiale dhe poezi nga LASGUSH PORADECI mund të lexoni këtu.