PJETËR BUDI – MALLI I LIBRAVE TË SHTAMPUOM
PJETËR BUDI
MALLI I LIBRAVE TË SHTAMPUOM
E mbas gjithë këco kafshësh desha ashtu ende me vū këtu disa të tiera, qi tashti bahen ndë këtë gjuhu tanë mā keq shëmtuom se as ndë ndōnjë tjetër dorë gjindje përmbī dhēt. E kjo s’ashtë tjetër veçse përmbī të vdekunit e ndë kishë të Tinëzot, ke ashtë vendi i uratëve e j lavdit tī, po ashtu ende vaj e gjama e vajtimi e të gërvishtunitë e të rāmitë ngrusht, qi banetë jo veçëse përmbī disa, qi gjinden ndë fi të mortsë tue vdekunë. Mb atë herë, duo të thom, kūr aj i vobegu disa lëngimit e fëdiget së madhe, qi ndien ndë vetëhe, disa furiet së mortsë e gjith aqī anëmiqsh, qi e kanë zanë e rrethuom për të gjith anëshit posikūr gjerpinjtë e farmakuom ō kulçedratë e përvënōrshime me e përpīm, e kā mā të madhenë nevojë për me ndimuom, – ata mb atë arrësye me atë vāj jo veçëse vetë ndōnjë ndimë s j a banjënë, po ashtu ende as të tierë, qi të donjë me e ndimuom, s lānë ashtu as atë të vobegunë përmbī gjithë lëngimet e të këqīt, qi kā, s e lānë me vdekunë ndë paq. E këjo, kush di me kujtuom, s’ashtë tjetër veçëse frymë e të mpsuomitë e djāllit mallëkuom, ashtu qi, ndë mos mundi ndryshej me j dobitunë ndë gjithë jetë të tyne, t i dobinjtë e t i ngathë-njenjë mb atë arrësye, – disa me magjīt e të lidhurat e frȳ-met e shortëtīt, qi u siell ndë mend me j bām, qi janë për të madh dam e të vdierrë të gjithë atyne, qi t u mbesonjënë, – e disa mā ndēvonë me atë vāj e gjamë, qi i nxit me bām mb atë herë ndë fī të mortsë së tyne, i ban me u dëshpëryem e me vdierrë jetënë e amëshuom. Përse mb atë horë të mortsë a j simuni, ndë qe tue kundrështuom me anëmiknë më të plotë të shintesë fē e me shpëresë mbi të madhet mëshërier të Tinëzot ō tue kujtuom atë udhë të largë, qi po do me bām, e lavdinë e Tinëzot e t ēngjīvet e të shintëne tī, ō ndë qe tue u pēnduom e tue porësitun shpīrtinë e vet ndë dorë të Tinëzot e të Zotnjësë bēkuome, ō qishdo tjetër arrësye tue dhanë i vobegu aty ndë fī të mortsë vet, – me atë vāj e gjamë, qi banjënë, mb atë ças j a nkthenjënë mendë e shqi-senë e tī mbi nevojët e mallënjime të kësēj jete së helmuome; e ndë mos e pat ndë mend me u dëshpëryem i vobegu, tue gjegjunë vājnë ō të gruos e të femīsë vet ō të prindet e të vëllazënet e të miqet dashunë, e banjënë, qi dëshpërenetë e vdier rregjënīnë e qiellit”.
PJETËR BUDI
(Nga “Rituale Romanum” Roma 1621, f. 152 – 153.)
Biografi e autorit*
Pjetër Budi lindi në Guri i Bardhë, Mat, nga një familje e dëgjuar dhe e vjetër. Mësimet e para dhe formimin e tij intelektual e mori në vend, pranë disa ipeshkevet të ndryshëm, deri në moshën 21-vjeçare. Më 1587 u caktua meshtar dhe shërbeu si famulltar i thjeshtë për 12 vjet në Kosovë dhe me vonë 17 vjet të tjerë si zëvendës i përgjithshëm i dioqezave të Serbisë.[2]. Në një letër të shkruar në shqip ai ankohet për varfërinë dhe mungesën e dijeve të popullit dhe shpreh keqardhjen e tij që këtu nuk ekzistojnë shkolla shqipe.[3] Më pas vendeste në Romë. Gjatë viteve 1616–1622 bëri disa udhëtime në Itali, kryesisht për qëllime atdhetare si dhe për të botuar veprat e tij. Kthehet përsëri në Shqipëri ku emërohet peshkop i Sapës dhe i Sardës. Ai këmbëngulte që ceremonitë fetare të zhvilloheshin në gjuhën shqipe. Pengesë serioze për zhvillimin dhe përparimin e vendit dhe të kulturës kombëtare, përveç pushtuesit osman, Budi, shikonte edhe klerikët e huaj, që shërbenin në famullitë shqiptare. Këta, duke shpifur e duke përçmuar vlerat kombëtare të popullit tonë, cenonin sedrën e shqiptarëve, mundoheshin t’i përçanin ata dhe të dëmtonin përpjekjet e tyre për çlirim. Në këto rrethana, Budit iu desh të luftonte në disa fronte: edhe kundër pushtimit të huaj, edhe kundër Vatikanit e të dërguarve të tij në Shqipëri. Prandaj më 1622 organizoi një mbledhje të të gjithë klerikëve shqiptarë të zonës së Shkodrës, Zadrimës, e Lezhës dhe i bëri të betoheshin e të nënshkruanin një vendim se nuk do të pranonin kurrë klerikë të huaj. Në dhjetor 1622 mbytet duke kaluar lumin Drin. Mendohet se vdekja e tij nuk ishte aksidentale; atë e shkaktuan qarqet anti shqiptare, që shikonin tek Budi një atdhetar të flaktë dhe një nga organizatorët e luftës së popullit për çlirim nga zgjedha e huaj. Këtë e vërteton më së miri aktakuza me të cilën hidhet në gjyq personi që thuhet se e shkaktoi këtë vdekje dhe aktet e gjyqit përkatës. Në këtë mënyrë Budi është një nga martirët e parë të kulturës shqiptare. Gjatë 29 vjetëve që shërbeu në vise të ndryshme, i veshur me petkun e klerikut, Pjetër Budi u shqua edhe për një veprimtari të dendur atdhetare. Ai gjithë jetën dhe energjitë e tij ia kushtoi çlirimit të vendit. Hartoi plane për dëbimin e pushtuesit dhe u përpoq të siguronte edhe ndihma nga Vatikani e nga vende të tjera. Ai bënte pjesë në atë shtresë të klerikëve, që u lidhën me krerët e fiseve shqiptare dhe iu kundërvunë jo vetëm sundimit të egër osman, por edhe Vatikanit, kur ishte fjala për çlirimin e vendit nga zgjedha e huaj dhe ruajtjen e vetëdijes kombëtare të popullit shqiptar. Çlirimin dhe shpëtimin e vendit Budi, e shikonte te fshatarësia e lirë, sidomos te malësorët, të cilët nuk u pajtuan asnjëherë me pushtimin dhe e vazhduan me ngulm qëndresën e tyre.
Proza e Budit dëshmon jo vetëm për idetë përparimtare, por edhe për aftësitë e tij letrare. Edhe pse në të ndihet ndikimi i literaturës kishtare latine, ai është munduar t’i japë gjuhës shqipe një shprehje e formë të bukur, duke shfrytëzuar pasurinë e gjuhës popullore dhe frazeologjinë e saj të pasur. Faqe me rëndësi në krijimtarinë e Budit përbëjnë vjershat e tij. Para tij njohim vetëm një vjershë të shkurtër me 8 vargje, të shkruajtur nga arbëreshi Lekë Matrënga, kurse Budi na ka lënë 23 vjersha me mbi 2.300 vargje, prandaj me të drejtë ai mund të quhet nismëtari i parë i vjershërimit shqip. Vjershat e Budit kryesisht janë të përshtatura nga latinishtja e italishtja, vetëm pak janë origjinale. Është e vërtetë se në hartimin e tyre nuk kemi një frymëzim e teknikë të lartë, por vihet re një përpjekje serioze për ta pasuruar gjuhën shqipe edhe me krijime që synojnë të shprehin në vargje të bukurën në artin e fjalës shqipe. Në njërën prej tyre, në formën e një pyetje retorike, poeti shpreh ndjenjën e trishtimit dhe të kotësisë që e pushton kur mendon se të gjithë njerëzit i rrëmben vdekja:”Ku janë ata pleq bujarë,që qenë përpara ne,e ata trima sqimatarë,të shpejtë si rrufe?“
Vepra e tij e cila ka shumë rëndësi si letraro-artistike dhe gjuhësore u bë e njohur relativisht vone. Për herë të parë ajo u botua në Prishtinë në vitin 1986. Në Shqipëri, poezia e Pjetër Budit u bë e njohur nga botimi i studiuesit Behar Gjoka në vitin 2002. Për jetën, veprimtarinë, dhe formimin e tij intelektual nuk kemi shumë të dhëna të drejtpërdrejta. Pas afro katër shekujsh, libri i tij i tretë “Pasqyra e të rrëfyemit” të cilin e botoi në Romë, një vit para se të vdiste në moshën 55 vjeçare, zbulon në faqen e katërt të tij një gravurë ku poeti prift jepet në një moment lutjeje. Gravura është një punim mjaft fin dhe gjendet në Bibliotekën Kombëtare në Tiranë brenda “Pasqyrës së të rrëfyemit”, menjëherë pasi mbaron parathënia. Me datë 21 nëntor 2006, me rastin e 440-vjetorit të lindjes së Pjetër Budit, në Tiranë u organizua një sesion shkencor në Muzeun Historik Kombëtar. Në këtë sesion folën akademik Shaban Demiraj, akademik Rexhep Ismaili, Prof.Dr. Kolec Topalli, Prof.Dr. Floresha Dado, Prof.Dr. Beqir Meta, Prof.Dr. Seit Mancaku, studiuesi Behar Gjoka, etj.
Atdhetari Budi
Siç del nga letra që i dërgoi Gocadinit, misioni kryesor për të cilin ai shkoi më 1621 në Romë, ishte që të bëhej zëdhënës i kërkesave të shqiptarëve dhe të kërkonte ndihma. Letra e tij është një projekt i një kryengritjeje të armatosur që një klerik ia drejton një kardianli dhe organeve të administratës kishtare për të kërkuar ndihmë për popullin e tij, që të çlirohej nga zgjedha e huaj. Ndër të tjera shkruan: “Kur u nisa prej këtyre vendeve, fort m’u lutën ata kryetarë fisesh, si dhe disa kryetarë myslymanë, që t’ia shfaqja Papës ose ndonjë princi tjetër këtë dëshirë të tyre e t’u lutesha që të na sigurojnë mbrojtje e ndihmë … për t’u çliruar. Dhe jo vetëm të krishterët, por edhe të parët e myslimanëve… Të gjithë duan të dalin një herë e mirë prej kësaj gjendjeje të mjeruar ose të vdesin me armë në dorë. Grushti që do të marrë Turqia këtu, do të jetë ndihmë edhe për polakët„.
Budi është i pari nga klerikët që do të thotë se perëndia nuk e degjon atë që i lutet në gjuhë të huaj, atë që përsërit vetëm fjalë boshe pa i kuptuar ato që thotë.
Me këmbëngulje dhe përpjekje të mëdha arriti që më 1618 të botonte në Romë veprën e parë “Doktrina e krishtenë„ dhe më 1621 dy veprat e tjera “Rituali roman” dhe “Pasqyra e të rrëfyemit”. Veprat e Budit janë kryesisht përkthime ose përshtatje të lira tekstesh fetare, por qëllimi i botimit të tyre është, në radhë të parë, qëllim komëtar. Përktheu dhe botoi disa vepra fetare. Autor i parë i njohur deri më tani i prozës në gjuhen shqipe. Veprat e Budit janë kryesisht përkthime ose përshtatje të lira tekstesh fetare, por qëllimi i botimit të tyre është, në radhë të parë, qëllim komëtar. Ato do t’u shërbenin klerikëve në Shqipëri për ngritjen e tyre profesionale në shërbesat fetare, por më tepër do t’i shërbenin ruajtjes së gjuhës shqipe, që shprehte në atë kohë shtyllën kryesore të kombësisë, do t’u shërbenin përpjekjeve për çlirimin e vendit, zhvillimit e përparimit të arsimit dhe kulturës së popullit shqiptar, që ky të mos mbetej më prapa se popujt e tjerë. Për qëllimin dhe rëndësinë e tyre autori është i vetëdijshëm kur thotë se librat shqip do t’i shërbenin kur të kthehej në viset e Shqipërisë për të pregatitur kryengritjen e përgjithshme dhe për të fshehur në sy të pushtueseve këtë veprimtari të lartë kombëtare. Po të studiohen me kujdes veprat e Budit, duket qartë se shpesh herë ai del jashtë tekstit origjinal nga përkthen dhe përshkruan doke e zakone shqiptare, të cilat janë krijime origjinale në prozë. Kjo gjë bie më tepër në sy në veprën “Pasqyra e të rrëfyemit”, që ka një rëndësi të veçantë edhe për historinë e etnografinë. Në faqet e fundit të veprës autori ka vendosur një letër të gjatë, afro 70 faqe ku shkruan plot dashuri për atdheun e popullin dhe ankohet për mungesën e shkollave dhe për klerin që nuk përpiqej t’u hapte sytë bashkatdhetarëve. Deri më sot letra është konsideruar si proza e parë origjinale në letërsinë shqiptare, që buron drejtpërdrejtë nga zemra e një atdhetari. Kjo e bën Budin shkrimtarin e parë të letërsisë shqiptare që lëvroi prozën origjinale. Në këtë letër pasqyrohen elemente të jetës shqiptare të kohës dhe ndihet shqetësimi i klerikut patriot për fatet e popullit e të gjuhës së tij amtare. Budi përshkruan traditat e zakone shqiptare, por, mbi të gjitha, ndalet në gjendjen e mjeruar ku e ka hedhur pushtimi i huaj dhe padija e popullit të vet. Për këtë gjendje ai akuzon edhe bashkëatdhetarët e vet “djesitë” e “leterotetë” (dijetarët e letrarët), që u vjen dore ta ndihmojnë popullin për të dalë nga kjo gjendje, por që nuk po bëjnë asgjë… Pengesë serioze për zhvillimin dhe përparimin e vendit dhe të kulturës kombëtare, përveç pushtuesit osman, Budi, shikonte edhe klerikët e huaj, që shërbenin në famullitë shqiptare. Këta, duke shpifur e duke përçmuar vlerat kombëtare të popullit tonë, cënonin sedrën e shqiptarëve, mundoheshin t’i përçanin ata dhe të dëmtonin përpjekjet e tyre për çlirim. Në këto rrethana, Budit iu desh të luftonte në disa fronte: edhe kundër pushtimit të huaj, edhe kundër Vatikanit e të dërguarve të tij në Shqipëri. Prandaj më 1622 organizoi një mbledhje të të gjithë klerikëve shqiptarë të zonës së Shkodrës, Zadrimës, e Lezhës dhe i bëri të betoheshin e të nënshkruanin një vendim se nuk do të pranonin kurrë klerikë të huaj. Rrjedhimet e këtij vendimi të guximshëm u dukën shpejt. Forcat kundërshtare u bashkuan në një front të përbashkët, duke përdorur si mjet valët e rrëmbyeshme të Drinit, për ta eleminuar Budin në një ditë të dhjetorit të vitit 1622. Jeta e Budit është një jetë kushtuar fund e krye çështjes shqiptare. Programi fisnik i gjithë kësaj veprimtarie atdhetare mund të përmblidhen në këto fjalë që shkroi me dorën e tij: “…aqë sa munda luftova me gjithë zemër jo për qishdo lakmi e lavdi të mrazët, po me një të madh dëshirë për ndihmë të patries e të gjuhës sonë„. Figura e Pjetër Budit ngrihet si shembull heroizmi e vetëmohimi për vendin dhe popullin e vet, duke u bërë në disa drejtime pararendës i rilindësve.Pjeter budi vdiq ne vitin 1622.
Veprat
– Doktrina e Krishtenë (Dottrina Cristiana) 1618 – Përkthim;
– Rituali roman (Rituale Romanum) 1621;
– Pasqyra e të rrëfimit (Speculum Confessionis) 1621;
– Kush thotë meshë këtë kafshë i duhet me shelbuom.
* Marrë nga Wikipedia.
3 thoughts on “PJETËR BUDI – MALLI I LIBRAVE TË SHTAMPUOM”