LASGUSH PORADECI – Ç’U MBUSH MALI (rapsodi popullore)
LASGUSH PORADECI
Ç’U MBUSH MALI
(rapsodi popullore)
“Shqipëri! moj nëna ime
Më ke ritur me thërrime!
Shqipëri! të qofsha falë,
Të kam nënë e më ke djalë!”
(Naim Frashëri)
Ç’u mbush mali me dëborë,
Ç’u mbush deti me pamporë,
Seç, u mbush e shkreta Vlorë
Plot me krushq e me dasmorë:
S’janë krushq edhe dasmorë,
Janë Toskë e Malësorë –
Janë Toskë e Malësorë
Me flamur të kuq në dorë
Si dhëndurë me kurorë.
Ç’u zbardhë malet, ç’u zbardhë:
Nga ç’do anë seç na ardhë
Shqipëtarët gunë bardhë.
Seç na ardhë palë palë
Dyke rutulluar malë
Kush më këmb’ e kush më kalë,
Kush më shpejt, kush më ngadalë
Kush i lum e kush i gjorë
Kanë zbritur mun në VIorë,
Mun në VIorën e Lirisë,
N’atë theIb të Shqipërisë.
II
Ç’u nxinë malet, ç’u nxinë,
Gur’i kuq lëshon mavinë:
Qani, djem, e mbani zinë!
Qani gjithë Shqipërinë,
Toskërinë, Gegërinë
Ububu! ç’humbi lirinë!
Ç’u hap qielli pak nga pak,
Maj’ e malit ç’u përflak,
Doli ylIi me barjak:
Me armikun kem i gjak
Ç’u mbush sheshi me të parë,
Q’u mbush zyra me zyrtarë,
Thonë u pake çet’ e parë!
Thonë më t’u paske parë
Me tri mijë luftëtarë,
Tri shtëpi me fis e farë,
Qytetarë, katundarë,
Gjith bujarë Shqipëtarë.
Ç’ka që çan rrufeja retë?
Vjen Smaili trim me fletë,
Fluturon posi shigjetë.
Thonë, vjen përdrejt në VIorë,
Me flamur të kuq në dorë,
Me flamurin e lirisë
N’atë theIb të Shqipërisë:
Thonë, është vet i tretë,
Thonë, është vet i tetë,
Thonë vet i njëstetetë
Rrofsh moj Shqipëri përjetë!
«PËRPJEKJA SHQIPTARE»,
REVISTË KULTURALE E PËRMUAJSHME, viti i II. Tiranë, Jenar 1938 Nr. 13
Shënim. Poezia e mësipërme e Lasgush Poradecit është marrë nga faqja personale në Facebook e Agim Morinës.