Shtatëmbëdhetë dimna kaluen, qëse në dimën na la. Dimnat u shënderruen e pranëvera mâ s’na gëzoi. Kujtoi Poeti, lodhun prej lëngatës, se bora cegëmprûse e asajë nade së hidhët të dhetorit ishte petk darsmuer në trupin e hijëshëm të Rozafës dhe prej së shtruemes duel me e pá.