ARSHI PIPA – DASHUNÍ E PERGJAKUN

ARSHI PIPA – DASHUNÍ E PERGJAKUN
ARSHI PIPA

DASHUNÍ E PERGJAKUN

Në hijet e shpeshta t’ahavet vigana
Qi veshin kreshtat e malit të thepisun
Asht një lëndinë prej barit e stolisun
Qi mungullon e ftofta vonë n’ato ana.

Per rreth shkambije të shkputme e trungje të trasha
Me lmashk qi rrethon koha. Dikú i mshehun
Nji kru qi dikon pikat si tu’i njehun
Mbi pellgun e kulluet ku mbush’ uj vasha.

Mrizojnë delet e bardha nen hije ahash,
Asht zheg e edhe bariu asht shtri mbi bár
Ke rranxa e nji ahi të moçëm vetmitár.
S’ndihet n’per ajr kurrnji valvitje krahash.

Zamarja qi aj ka pranë nuk po kumbon
Me jone t’ambla qi mjeshtrisht perdridhen.
Po flên djaloshi e andrrat në syt’ i dridhen …
Vall kangatari i malit çka po andrron?

* * *

Oh! dy tri fjalza mjalte qi m’i hodhe
Kur t’ ndesha mbrâm ke kroni vetem në pyllë,
Nuk mundem me i harrrue as sy me mbyllë!
Çfar sherrit më bane, paq e gjumë qi më vodhe?

* * *

Më qestisin shokët: Çka ka ksisoj blegtori
Qi s’qesh as luen e rrin mënjan i ndamun?
As fyellit si perpara s’asht tu’ i ramun?
Fajin thue e ka maraku mendt qi i a mori?

Maraku? Oh! sikur t’ishte aj meverteta!
Porsi në kllapi unë jam, ty etshëm të thrras!
E n’anderr të shof e s’ndahesh as nji ças,
E nga pa-gjumi i kam qepallat të zbeta!

Kur vjen ti e hishme porsi Ora e bjeshkve,
E lehtaz bredh mbi bár naten kur hana
Gjethet zbardhon e majet i ban t’arrgjana,
Më shikon pershqit me syun e zi si peshkve!

E shoqet murmurojn’ ! Ah! zemer-kqijet!
Ndersa buljeren ven ti ke currilat.
(Zili t’a kan, ti je si karajfilat
E kalter qi lulzojnë neper shkambijet).

* * *

Naten pranë kronit qi dikon si i mekun
Ngadalaz pikat, sa mundesh me i njehun,
Lot bore të ndonji shtojzavalles së mshehun,
Qi kján kush’ di çfarë dashunije të vdekun,

Ti hikë nga shtrati ku kot kerkon gjumi
Dy syçkat e pa-qeta me t’i mbyllë,
Pranë meje tinzash vjen, ke kroni në pyllë,
E më bjen në krahnuer e at-hera un jam ma i lumi!

E ashtu ndijmë gjethët qi peshperisin në heshtje
Dhe ujin qi pikon në pellgun e zi.
(Ah! mos u ngut, o krue, pashë ket lumni
Me u derdhun kaq rrembyeshem e pa rreshtje!

Pranë teje u njoftmë e aty lindi dashnija
Qi zemrat nji na i treti përgjithmonë,
E kemi frigë mos të shtrrasë dashnia e jonë
Me ty qi derdhe o krue ku më rrin lumnija!

* * *

Delet e bardha flêjnë nen hije në mrizin,
Asht zheg e edhe bariu u shtrî mbi bár!
Flên aj e andrron prapa magjistarë….
(Gjethet e ramuna perdhé lëvizin.).

Atje has’ aj (dhe mir’ e njef) nji vashë.
Të vrântë janë syt e saj e plot me lote.
Ajo e shikon permallshëm si t’ i anko’ te ….:
(Pse vall gjethet e pyllit nuk janë në fashë?)

O i mjer’ ! asht lamtumira e mbrame e sáj!
Por ti je i lum qi e shef ende dhe e hidhun
Vdekja nuk t’asht tash qi nga gjâma dridhun
E nji armës mizore ushton pylla si në váj.

Gjethet e zbeta të pyllit prap levizin.
Çon kryet e lehë rrembyeshëm qêni i rojes,
Pergjojnë dhe delet të strukuna prej drojes,
Mandej qetësija kthen rishtaz mbi mrizin:

Del nga nji bir’ e kuqe gjaku i djalit,
Më sa andrron hik’ e trêmbur prej qepallash.
Aj flên gjithnji, ajo humbet në botna prallash…
O kang’ arbnore gjaku, o kanga e malit!

DASHUNÍ E PERGJAKUN
Faqja e parë e botimit origjinal te “Shkëndija” nr. 11-12, vjeti 1941

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: Kopjacët gjithmonë dështojnë!