LASGUSH PORADECI – MBARIM VJESHTE
LASGUSH PORADECI
MBARIM VJESHTE
Fluturoj dhe shtërg‘ i fundit, madhështor me shpirt të gjorë
Dyke shkuar që me-natë sipër malesh me dëborë…
Iku rënd‘ e i përmallshmë, dhe me sqep të tij të fortë
Zotëriut q‘i la folezën i trokiti mund në portë…
Pra më s‘duket shpes‘ i fatit prapa bujqësh edhe plorësh,
Prapa brazdës së rëxuar hap-me-hap prej qè malorësh;
Më s‘dëgjohet nër ugare të kërcasë miu i hirtë,
Vdiq nepërka pikëlore ndaj blatisht‘ e shkretëtirtë.
Dheri-i mardhur prej thëllimi dirgjet heshtur nënë brymë,
Fryn veriu në pyll të thatë me zembrim e me fërtymë,
E si shtohet cingërima…ja! se ku dinak dh‘ i voçërr
Nëpër gardhe- e nëpër ferra dërdëllet gazmor një çoçërr!…
O! sa hir që kishte shtërgu, aq fisnik me shtat të gjorë,
Kur bariste dal-nga-dale- posi dhëndër me kurorë!…
E kur pranë- i vinte krilla, që shëndrij në kraharuar,
Me sy lart, me hap të matur- posi vash‘ e nusëruar!…
Poradec 1921