LASGUSH PORADECI – TËRË DITËN MË SHTËPI
LASGUSH PORADECI
TËRË DITËN MË SHTËPI
Tërë ditën më shtëpi,
Si nuse-e mbulisurë.
Më dole për mot të ri,
Nisur e stolisurë.
Fryllatë nga-dy-nga-tri,
Me mëndafsh qindisurë.
Kur t’i pashë ato stoli
Mbeçë-i llaftarisurë.
Plas moj zëmëra në gji,
Si s’më je shashtisurë.
LASGUSH PORADECI
Botimi origjinal i poezisë së mësipërme, botuar te “Shkëndija”, vjeti I, nr. 7