ASTRIT DELVINA – DY LIRIKA (poezi)
ASTRIT DELVINA
DY LIRIKA
Luftuan dhe gjak nuk derdhën të mjerët,
Se në dej s’u kish mbetur;
Kockat mënjanë lanë,
Ca të humbur, ca të tretur,
U shpërndanë.
*
Fytyrë ndritur,
Një njeri
Në pafundsi,
Sheh qytetin që ka ndërtuar:
Qimitirin
Dhe i gëzuar
Përkëdhel floririn.