DAN M TOPUZI – NJI ELEGJI

DAN M TOPUZI – NJI ELEGJI

Dan M Topuzi

NJI ELEGJI

Nuk ka atdhe për njirin e përzanun,
As si qukapik shtegtar, n’lis s’ka vend.
Koha e tretun i ka kapërcye, e në rend,
Mbesin rrahje zemre ankthi t’pathanun,
Që nuk cojnë gjak dhe as frymë kund,
Të panumëruem si në fillim, e n’fund.

Nuk ka qytet për njerëzit e mërguem
As si hijezimi i përditshëm në avulli,
Kujtesa s’i ruen, pellg që s’mban shi,
Fytyra që duhej t’ishin kaq t’harruem,
Gjethe të thame që era ma si lëkund,
E fshihen sa shihen, si balta gjithkund.

Nuk ka jetë për njerëzit e c’rranjosun,
As si gropë që lepuri gërmon në dhe.
Dy jetë që s’bahen nji as këtu, as atje,
Kuleta i mban gjallë e të pa varrosun,
Se dhe varret i blejnë me gjak e mund
Aty vuejtjet pema, me gjeth ua shkund.

Nji elegji

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: Kopjacët gjithmonë dështojnë!