SHTJEFËN GJEÇOVI – FJALË POPULLORE TË PËRSHTATUNA VENDEVE TË NDRYSHME

SHTJEFËN GJEÇOVI – FJALË POPULLORE TË PËRSHTATUNA VENDEVE TË NDRYSHME
SHTJEFËN GJEÇOVI

FJALË POPULLORE TË PËRSHTATUNA VENDEVE TË NDRYSHME

Në Mirëditë Feja. – Në Berìshë burrnija. – Në Shllak rakija. – Gjygjin Mirëditës. – Trimënìn Selitës – Lypen Pultit. – Shpatëgjati në Mirëditë. – Tefpergjejmi në Selitë. – Mirdita burr. – Selita grue. – Shpata në Gjomarkolaj. – Pushka në Gjegjkolaj. – Gropa në Letaj. – Gojani vegshat. – Kuzhneni kumonët. – Mirëdita dinake (velete). – Në Gomsiqe, kerset dreqi me tomoriqe! Në Mënelë, qêjt lëshue, dera mbëshelë. – Në Vig, dreqen ndejë mbi shkambijt. – Dibrri gomarët. – Barbullushi gomarët. – Peqini gomarët. – Xhupkuqi Perlati – Thkella armatake. – Rrypedosa Thkella. – Cubnín Thkella. – Tufen Pëshkashi. – Bazja plakë. – Buka e Barthit (Bulger) – Rrushi i Matrizës (Kryezez) – Venë Matrize Buk Bulshîze (Kryezez) – Pukë e Iballe njizet e kater pare – Mos të ndollke Gojani, asnji pare së bâni – Puka kopuke – Zadrima trashamane: Nand-dhet-e-nandë lëkurë e nji tallagan mbi ta! – Kallmeti emen. – Roboshtja femen. – Troshani veshgjani. – Fishtë karabisht. – Lezhja e qelbët. – Merqîja e zgjebët. – Krajni hajni. – Ndenshat krahthatë qi nep buken thatë! – Mâ mirë nji e dh… në Shelqet, se nji e hangerme në Mjet.! – Hajmeli çarkun. – Kakarriq zagen koshiq. – Ganjolla duhanin. – Sheldîja namin. – Qit Gavoç, tunde Ganjollë – Se do t’a bâjëm holl e hollë! Ganjolla namin – Kuçi laknat – Vukatani mollatartat – Spatnari dardhat – Gajtani gajtanat – Gavoçi sharqîjt – Bardhanjorët ullîjt – Rrênci rrênat – Gurizì të zezat. – Mjetja patat. – Jubani purrîjt e të bâmet… – Buk Zadrime – Vênë Podrime – Kali Pejan – Djali Shkodran – Vajëz Ulqini. – Malsoret boshtin – Zadrimoret skajkun – Rrjolli zhgunat. – Bushati rushati – Mendja e madhe e ka fikë Iballen – Beltoja Mirëdita e vogel – Drîshti qepët – Vorfa skjepët – Domni kromen – Boksi sharqîjt – Kopliku elbin – Duzhmani pabesnìn – Shllaku thëngilltar – Shalë e Shosh, lêni o Zot shëndosh – Trimnì. Besë e Trevesë – Shala e marrë (psè shkojën pa kësulë në krye – Paska kenë edhè e mendshme sepse tash të gjith shkojën pa kësulë!!! – Kullëmirë Shala – Djalëmirë Shoshi – Bukëmirë Kiri – Bludëmirë Plani – Kupëmirë Gjani – Gjani lugët – Plani bludët – Kiri e Gjani, bâfto Shala hjekto Plani: – Prêkali gavej – treg – Nikaj cubnìn – Merturi mënin – Shkreli fej a sè krenìn. – Kelmendi djathin – Kavaja djathin – Kraja djathin. – Hoti parìn – Gruda shpaten – Kastrati krenìn – Bajza faculetat – Shkoder kurvë – Shkoder mizore – Shkoder xêhetare

Fjalë popullore të përshtatuna vendeve të ndryshme

Fise të permenduna:
– Sumajt e Pëshkashit – Gegajt e Shllakut – Alijajit e Kastratit – Begajt e Bushatit – Vuksanlekajt e Hotit – Bêkajt e Triepshit.

Fise të këqija:

– Bobi i Shalës – Pilotajt e Shoshit – Kokajt e Brazhdës – Glaca e Kirit – Pogu e Mëgulla – Boksi i Planit – Stanajt e Gjanit – Martindrejajt e Sumës – Uliçajt e Prèkalit – Fikajt e Urës së Shtrêjet – Licajt e Domnit – Boga e Kelmendit – (Teshtu i Bog!) – Bracajt e Dragoçit – Vukajt mbas Cukalit – Kurçunajt e Shllakut – Domajt e Kajvallit – Malutajt në Toplanë – Merri dreq të tanë! – Ndêzim zjarm – Pjekim lardh – Larca lardhi – Buk koshtari – Vênë Mirëdite Djathë Selite! – Nise Gjakovë – Kape Pejë!

Nanë e pà djalë – Nuk lên driten me dalë!
Bija pa nanë – Si nata pa hanë!
Motra pa vëllà – Së lên diellin me rà!
Kur të dahet djali e nana – Atbotë ndalet dielli e hana!
Nanë e bi – Arkë e dry!

(Shtjefën Gjeçovi, Vepra 2, Prishtinë, 1985, fq. 226)

Shënim. Materiali i mësipërm është marrë nga faqja personale në Facebook e Agim Morinës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: Kopjacët gjithmonë dështojnë!