LAZËR SHANTOJA – SHPIRTI I MJERË (poezi)
LAZËR SHANTOJA (1892-1945)
SHPIRTI I MJERË
Nji zog i vogel
Mbi ferrë kalon
E nga prendimi
Dielli flakron.
O diell i dashtun,
M’difto ti mue
Un der tu qielli
Sa bâj me shkue?
Shum dit do bâhen,
Qi jam n’udhtim;
T’udhtoj s’po mundem
Pa pasë pushim.
Në krahë jam lodhun.
Zemra m’ka lshue
Andej e ktejna
Tuej fluturue.
Gjith pemt e shkurrat
Losin prej eret:
Oh! ç’fort i bukur
Vegim prendveret!
O pyje e fusha,
Qoftë Hyj me jue!
Jam n’dhena t’largta
Tuej fluturue.
T’ëndunin dielli
Asht nga e mbaron,
Dita po fiket
E natë fillon
Ngushllim e ndihmë
Kush po, m’ ep mue?
Un der tu qielli
Sa baj me shkue?
Foto: MARUBI