ALISA VELAJ – ZËRA DETI

ALISA VELAJ – ZËRA DETI
ALISA VELAJ

ZËRA DETI

Është ag i kaltër, si janë të kaltra të tëra shtëpizat buzë deti. Vogëlushi ulur mbi tjegullat e kuqe të çatisë sheh pulëbardhat nga larg dhe mahnitet. Ato herë rendin të tëra bashkë në një drejtim, e herë fluturojnë në drejtime të ndryshme. Vrenjtet koha për pak dhe deti merr ngjyrë drite të bardhë afër bregut, ndërsa matanë bregut (por jo dhe shumë matanë) ngjyrat përkëmbehen sa në gri, sa në të gjelbër të hapur fare. Pulëbardhat duket sikur po zihen tani. Djalthi fërkon sytë e blertë dhe i vjen t’i thërrasë. Po përse i trishtojnë zërat e tyre ato? Përse vijnë rrotull dallgëve të shqetësuara? A i dëgjojnë pulëbardhat zërat e detit?

– Po pse deti ka zëra bir?- dëgjon të atin pas shpine.
– Ka, por i dëgjoj vetëm unë,- përgjigjet çamarroku dhe sytë i përloten.
– Po pse grinden ashtu pulëbardhat, pse?
– Bisedojnë me dallgët, bir, nuk grinden. Kur ka diell zërat e tyre janë më të ngrohtë. Do të vijë sërish dielli kur retë të ikin.

Fëmija hesht me bebëza të habitura. Hesht si heshtin zërat e brigjeve…

Alisa Velaj

Zera deti
Alisa Velaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: Kopjacët gjithmonë dështojnë!