DIMËN – ARSHI PIPA (POEZI)

DIMËN – ARSHI PIPA (POEZI)
ARSHI PIPA (poezi)

DIMËN

Ra përdhè dhe gjethi i fundit
e mbarë pylli asht çveshun.
Mbi pullazet e katundit
bora e parë ngadalë asht ngjeshun.

Rrin nji plak aty n’ kasolle
E mendon kush’ di se çka.
truni e zemra janë golle,
Edhe jeta asht si ata.

Digjet n’ votër cungu i trashë,
E kërset e murmuron.
Vetëm aj nuk ka rà n’ fashë,
vetëm aj heshtjen trazon.

Shikon fmija në dritare
kah bjen bora si thërime.
Edhe mendja e tij valltare
duket tretun ndër mendime.

A thue e din aj se n’ folena
zogjt e vogjël unit vdesin?
se nga qielli përmbi dhena
lule t’ bardha vdekje zbresin?

Zbret ngadalë në shpirt trishtimi,
zbret dhe mardha n’ eshta thellë.
Shuhet shpresa, veç kujtimi
pa ba zhurmë kujtimin ndjellë.

E n’ at heshtje t’ kapërthyeshme
vetëm cungu murmuron.
Tu’ u – ankue me zane t’ ndryshme
për gjithë tjerët aj vajton.

ARSHI PIPA
(Nga “ Lundërtarë “)

Shënim. Teksti u shkëput nga revista “Bleta” – Revistë për të gjithë, Viti I – 12 Korrik 1944 – N. 13, faqe 3.

Faqja origjinale e revistës “Bleta” (1944), ku u botua poezia me titull “Dimën”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: Kopjacët gjithmonë dështojnë!