EQREM ÇABEJ – LIDHJET ILIRE-SHQIPTARE
EQREM ÇABEJ
LIDHJET ILIRE-SHQIPTARE
“Nga fusha gjuhësore teza e burimit ilir të shqipes gjen së fundi mbështesë të re në një material të dëshmuar me rrugë indirekte. Janë këto disa elemente leksikale që gjinden për një pjesë në të dy gjuhët e vjetra klasike, për një pjesë nëpër dialekte të zonës alpino-apenine, elemente që nuk gjejnë spiegim as në ato gjuhë as në këto dialekte, po që gjeografikisht e gjuhësisht hyjnë në sistemin e ilirishtes e që me anë tjetër sqarohen me anë të gjuhës’ shqipe. Në këto rrethana të tilla elemente nuk mund të mos merren si relikte të ilirishtes në ato idioma, e analogjitë e tyre me shqipen nuk mund të mos këqyren si një pjesë e trashëgimisë ilire në këtë gjuhë.
Nga ilirizmat e latinishtes mund të përmendim kështu equas bardias që në Corpus inscriptionum latinarum spíegohet me gr. hippàs forás „pela mbarsa” (shumës), një glosë që Jokli e spiegon me shq. mbarsë e mbartë „mbarsë”. Pastaj lat. mannus „kalë i vogël, kalush, pony”, e krahasueshme me shq. mëz rum. mînz, mesap. Juppiter Menzana, lat. brisa „bërsi”: shq. bërsi. Këtyre ne u shtojmë edhe këto: barō, -ōnis „njëri i trashë, i pagdhendur”: shq. te Buzuku bëruo „bariu”, te Budi bruo, pra kuptimi i fjalës latine „bari, çoban”; bëruo lidhet në shqipen me bari-u, e përmban sufik- sin -uo-ua-ue si vargua vargue: varg. Tebardia, mannus barokemi fjalë që Ilirët bari- torë të Italisë jugore ose të Ballkanit u dhanë Romakëve. Nga fusha e terenit do përmendur lat. lama „vend i ulët, i lagshtë o moçalor”, që ne e afrojmë me shq. lamë, lëmë më e bâ lamë, një lëmë gjak, te P. Bogdani ndë mjedis të lamësë thatë, „in mezzo alla secca terra”.
Pyetja nëse ka në greqishten e vjetër fjalë që mbetën të paspiegueshme me mjetet e asaj gjuhe, po që gjejmë korespondencën e tyre në shqipen, është metodikisht e përligjur të shtrohet, duke qenë shqipja një fqinje e vjetër e greqishtes. Kështu glosa diza „dhi” që jepet për lakonishten e Dorasve të moçëm të Peloponezit, pas mendimit tonë nuk mund të ndahet nga shq. dhizë „keç”, po edhe „dhi”. Gjithashtu gr. e vj. laros „pulëbardhë”, „Larus” mendojmë se rrjedh nga shkalla e vjetër e shq. larë „njollë e bardhë mbi iëkurë të shtazës”, që ka dhënë dhe disa emra shpendsh e zogjsh si larash, laradash, laramane, Saraskë.
Nga „ilirishtja e Alpeve” ka mbetur sipas N. Joklit ndonjë gjurmë nëpër dialektet e sotme romane, si basrga „kasollë”: shq. bar „bar, bar i thatë”. Emri i fisit Briniates Friniates te Ligurët e vjetër përmban për ne fjalën brinjë bashkë me sufiksin -ates=shq. -at që u zu ngoje më lart. Nga treva e Mesapëve të hershëm në Italinë jugore fjala menna minna „gji bagëtie” në italishten e sotme të Kalabrisë mund të shikohet (me J. Brüchun) si relikti i një mesap. *minda, duke iu përgjigjur kështu shqipes mënd „i jap gji foshnjës, vë qengjin (a viçin) të pijë në gjijë të një deleje a lope”. Pas mendimií tonë fjala kárparu „gur ndërtimi” në Apulinë e sotme, si një mbeturinë e mesapisbtes afrohet m.e shq. karpë „shkëmb”, gjithashtu grino „rrodhe” rne shq. grij e ndonjë tjetër. “
(pjesë nga Eqrem ÇABEJ, “Nga historia e gjuhës shqipe”)
Shënim. Materiali i mësipërm është marrë nga faqja në Facebook e Agim Morinës.
One thought on “EQREM ÇABEJ – LIDHJET ILIRE-SHQIPTARE”