FATOS ARAPI – STUHIA (poezi)

FATOS ARAPI – STUHIA (poezi)
FATOS ARAPI

STUHIA

Njërin krah të pulëbardhës e mbushte jugu,
tjetrin krah tramundana.
Në gojë te dallgëve e reve
klithja e zogut digjej nën shira.
Mbi mua e nën mua: shpirti
apokaliptik i një perëndie të egër.

Gjeni e poezisë – buzëqesh
dhe sundoje tani kaosin!

Vlorë, 27 mars 1989

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: Kopjacët gjithmonë dështojnë!