FRIEDRICH NIETZSCHE – JA NJERIU (poezi)
FRIEDRICH NIETZSCHE
JA NJERIU!
1900-2020: 120 vjet pa/ME FRIEDRICH NIETZSCHE-n
Sjell në shqip një poezi fare të shkurtër, ndër më të hershmet e NIETZSCHE-s, përmes së cilës AI, atëbotë në moshë djaloshare, dëshmonte qartë vetëdijen e kristaltë mbi GJENIALITETIN e vet dhe MISIONIN e vet të jetës. (Kristaq JORGO)
JA NJERIU
Po! E di prej nga kam ardhur!
Porsi flaka – i pandalur
Tretem teksa jap shkëlqim.
Dritë gjithçka që unë e zë,
Shkrumb gjithçka që unë e lë:
Flakë jam unë padyshim.
ECCE HOMO
Ja! Ich weiss, woher ich stamme!
Ungesättigt gleich der Flamme
Glühe und verzehr’ ich mich.
Licht wird alles, was ich fasse,
Kohle alles, was ich lasse:
Flamme bin ich sicherlich.
Përktheu: Kristaq JORGO