LASGUSH PORADECI – Kur tfaqet perëndimi

LASGUSH PORADECI – Kur tfaqet perëndimi

LASGUSH PORADECI

Kur tfaqet perëndimi.

Kur tfaqet perëndimi që nëpër driza pyjsh,
Ti vjen, o im’ e dashur, në zemër të më rryjsh ;
Ti zbret vetëtimtare e fellë-edhe më fellë :
Në fund të zemrës s’ ime fundet porsi një djellë.

Fundet porsi një djellë që vdes në perëndim.
Dh’ ahere që prej pisës ku t’ humbi shpirti-i im,
Ku dyke perënduar më le me gisht në ballë . . . –
Nga-dal, e magjiplote, ti shkrep si yll i gjallë.

. . . Sesà një natë-e errët po mbretëron tani !
Sesà po dirgjet bota më një durim të zi ;
Sesà me reze t’ arta, sesà me shkëndijime
Ti po sundon, o vashë, në fund të zemrës s’ ime

Lasgush Poradeci.

Kur tfaqet perëndimi
Botimi origjinal në periodikun “Dialeria”, nr. 23, 1924

Të tjera poezi dhe materiale nga ky autor e për këtë autor mund të lexoni këtu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: Kopjacët gjithmonë dështojnë!