MAGU – IDEALI (poezi)
MAGU1
Ideali
Ç’do gjâ mbi botën për jet’ s’qindron,
Pse për të gjitha do t’vij prêndimi,
Njashtû dhe nierin mbi bot’ shtektimi
Me hap t’pakthyeshem n’prêndim e çon.
E trupi i nierit n’pluhun ndryshon,
Sosen dishiret, mbaron andrrimi,
Fiket dashnija dhe ambelsimi,
Vetëm kujtimi mbi ta mbretnon.
Ndër duer papritmas të veshket lili,
E era e kândshme soset e tretë,
Fletzat qi kishte n’gjij trentafili
Të vdekna rrzohen e shkimen vetë!…
Vdes edhe kânga qi hodh bilbili;
Veç «ideali» qindron për jetë.
MAGU
1Pseudoni i Mark Gurakuqit?