RRAHMAN DEDAJ – NJË TREKËNDËSH NË JETËN TONË

RRAHMAN DEDAJ – NJË TREKËNDËSH NË JETËN TONË
RRAHMAN DEDAJ

NJË TREKËNDËSH NË JETËN TONË

I tërheqim nganjëherë gishtat nëpër rërën e kujtimit
Si në lojë, nëpër hirin që flet gjuhën e etërve
Dhe vizatojmë një trekëndësh të kuq

Katetës A mbi bar
Ia kemi dhënë emrin e kafkave tona
Dhe të erës së bukës

Katetës B ia kemi dhënë emrin e trëndafiles
Kur jemi bërë fenerë
Nëpër piramidat e ëndrrave

Në hipotenuzën C
Kështjella e fjalës na ka mbetur
Nëpër shtigje duke u munduar ta gjejë
Rrënjën katrore të jetës

NJË TREKËNDËSH NË JETË

Rrahman Dedaj

Rrahman Dedaj lindi më 1939 në fshatin Penuhë të Besjanë Podujevës. Shkollën fillore e ka kryer në Besjanë, kurse shkollën Normale në Prishtinë. Studioi gjuhë dhe letërsi në fakultetin Filozofik të Prishtinës.

Ishte gazetar në Radion e Prishtinës dhe në Redaksinë e Botimeve “Rilindja”.

Është shkrimtar i shquar i letërsisë shqipe. Vjershën e parë e ka shkruar në vitin 1955, në moshën 16-vjeçare. Disa nga veprat e tij janë:

  1. “Zogu dhe Kulla”,
  2. “Me sy kënge”,
  3. “Simfonia e fjalës”,
  4. “Balada e fshehur”,
  5. “Etje”
  6. “Fatkeqësia e urtësisë”
  7. “Medaljoni”
  8. “Dielli”

Vdiq më 21 gusht 2005.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: Kopjacët gjithmonë dështojnë!