ALKET ÇANI – WUHAN (POEZI NGA VËLLIMI POETIK MEMENTO MORI

ALKET ÇANI – WUHAN (POEZI NGA VËLLIMI POETIK MEMENTO MORI
ALKET ÇANI

WUHAN (POEZI NGA VËLLIMI POETIK MEMENTO MORI

WUHAN

Peshqit e mëdhenj i kriposën
dhe i varën në mur
për t’i tharë,
nën zukamën e kandrrave
dhe gjuhën e panjohur
të lotofagëve.

Pasdreke shkallaret e tempullit
të ngushta e të larta
duhet t’i ngjitësh
këmbadoras,
nën vështrimin e Budës së madh
rrethuar lulesh e kokash
të shogëta.

Në mbrëmje karkalecat e detit
lëvizin ende nëpër kova,
ndërsa kthetrat e shpezëve i zhytin
në vaj të nxehtë…
Dhe asfalti rënkon
nën peshën e letrave të flakura të bixhozit
dhe eptimit të erëzave.

Qytet i pareshtur,
me kundërmime mishi e fryme,
me tezga tregtarësh dhe imazhe endacakë,
me duqe që derdhen deri në të gdhirë,
çliroje edhe njëherë ithin tënd trallisës
para se të zhdukesh.

[Nga libri “Memento mori”, 2016]

Wuhan (poezi nga vëllimi poetik Memento mori

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: Kopjacët gjithmonë dështojnë!