Erina Çoku – Atje ku ishujt

Erina Çoku – Atje ku ishujt

Erina Çoku

Atje ku ishujt

Dikur mendimet ishuj ishin,
atje mbërrinim shpëtuar prej ujit
e botë të reja ndërtonim,
bota numër një,
bota numër dy,
bota numër tre.

Në mos njëra, tjetra – do të ishte.

Tani një breg ikës jemi
ishujt na ndjekin
po heshtja jonë botët fashit,
minus tre, minus dy, minus një,
dhe më i lehtë na bëhet qielli mbi shpinë,
dhe më e rëndë vetmia nën shputë na rri.

Në mos njëra, tjetra – gravitetin do ta lëndojë.

Dikur dhe tani aspak nuk ndryshojnë
ishuj mendimesh përzihen atje larg
luftë botësh jetohen këtu afër,
shpirti lëkurën na e ha,
se gjithkund ujë ka plasur
e lëkura tendosur na është në shpirt,
me sy po e shohim e të qetë po rrimë.

Në mos unë, ti – në mos ti, unë.

Kështu u fola me veten
dhe bota pa frymë
nuk më mbeti në duar.

Në mos shumë, pakëz jetë – ishujt do ta kërkojnë.

Atje ku ishujt
Erina Çoku

Njihuni më shumë me Erina Çokun duke klikuar këtu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: Kopjacët gjithmonë dështojnë!