ARSHI PIPA – ULISI (DIVINA COMMEDIA)
ARSHI PIPA
ULISI
Pjesë nga kënga XXVI e Komedisë hyjnore
Brîni má i madh i flakës së lashtë
Fillovi me u trazue, tue peshperitun
Porsi t’ a rrihte hofshëm era e vrashtë.
Pastaj kndej e andej majen tue valvitun,
Si t’ ishte gjuha qi ligjiron fjalë,
Kshtu qiti zâ: “Prej Çirçes qi robitun
Mâ se nji mot prân Gaete m’ pat ndalë,
Para se kshu Enéa t’ a êmno’ te.
Kur s’ mbrâmi u shkoqa soje as i âmbli djalë.
As dhima e atit krrusun nga sá mote,
As dashunija qi besnikes grue
Detyr’ ia kisha e do t’ a lumtuno’ te,
S’ mujten deshiren zjarrit me m’ a shue
Mir boten për me e njoftun neper prova,
Njeriut vese e vertyte me i diktue.
Por neper detin e pa-mas’ u lshova
Vetem permbi nji ani me ata pak shokë
Qi kurr s’më lane deri sa jetova.
Pash’ njên’ e tjetrin breg deri n’ Marok
E n’ Spanj” e ujdhezen e Sardvet qi aj detë
Per rreth e lag’ e sá e sá tjera tokë.
Pleqt’ e t ‘ngatht’ ishin shokt’ e mij e vetë,
Kur asaj gryke t’ ngusht i arrijtme pranë,
Ku Herkuli vû caqet qi mos t’ ketë
Kurr tager me i kalue njeriu mbatânë
N’ krahin e djatht’ ather Seviljen lashë
N’ të rrmajten kaher’ Septa m’ kishte lânë.
O vllazen qí terthuer rreziqesh – thashë –
T’ pa-njeh’na keni prekun Perendimin,
Ktyne pak çasavet qi me rá n’ fashë
Shisevet tueja u kan teprue, vezhgimin
Mos ja mohoni deh ! nji bote s’ ré.
Mbas diellit, kû kurkush nuk pat banimin !
Shikonje faren tuej ! Nuk keni lé
Si shtaza me rrnue gjall’ por me gjurmue
Vertyt e dije t’ reja permbi dhé !”
Me ket fjalim të shkurtun kaq t’ dishrue’
I bâna shokt’ e mij me u arratisun
Sa mbrapa vshtir’ do t’ mujshe me i ndalue.
E si kah Lindja pupen patme nisun
Majtas gjilhnji tu’ u prirun, flatra bâme
Rrêmat ather’ per at flut’ rim t’ falisun.
Gjith hyjt e polit tjetër shtíshe n’ mbrâme,
Aj i yni aq teposhte kishte zbritun
Sa dallgavet s’ u dilte jashta âme.
Pes’ her’ fytyra e hânës llamparitun
Kishte e aq hera fikun e prap zhdukë
Qysh se mbi ujnat ishim tue vozitun.
Kur t’ murme prej largësije pash’ nji sukë,
Nji mal qi per naltsi nuk kishte shoq.
Aq sá kurrnji si aj nuk m’ ishte dukë.
Na u gzueme por at gzim shpejt vaji e ndoq.
Pse nji stuhi ja behi nga dheu i huej
E n’ skâj t’perparshëm t’ anis u përpoq.
Tri her’ e solli rrotull me gjith új.
T’ katerten pupen ja çovi n’e naltë
E i fundoi kiçin, si i pëlqei dikuj.
Dersá mbi neve mbylli deti valtë.
Arshi Pipa
Përkthimi i mësipërm u botua te periodiku “Vatra shqiptare”, 1941