MIT’HAT FRASHËRI – NATA E FUNDIT E JETËS SË NAIM BEJ FRASHËRIT

MIT’HAT FRASHËRI

NATA E FUNDIT E JETËS SË NAIM BEJ FRASHËRIT

O shqipëtarë, në doni të nderoni kujtimin e këtij njeriu të math që po e qan sot e tërë Shqipërija, mbani mënt fjalët e tij: Jeni të mirë, vetijpastrë, doni mëmëdhenë dhe gjuhënë tuaj!

Akoma s’ish zbardhëlluarë kur u hap dera; sa pa marrë përgjigje, pritnja të më thoshin të ren’ e ligë: Naim beu është fare keq! – këto të pesë fjalë më dredhin mishtë. Naim beu është keq! -kishin katër vjet e gjysmë q’e qanim këtë njeri të math; e dinim që sëmundja s’i kish shpëtim! Po kujt i vente goja? E dinim, po s’donim ta besonim…

E shtuna në familjen tonë është dit’ e nëmurë, dit’ e zezë. Ashtu u shua të shtunë në më dy orë të mëngjesit, 7 vjesht’ e dytë 1900, një jetë që kish nisurë më 1 të natës duke gdhir’ e hënë, më 13 të majit 1846 në Frashër.

Ja ku është ky njeri i dashur! Ja ku rri shtrirë! Më vjen ta pyes si je… Shiko, po më përgjigjet… po më thotë, pas zakonit që kish, me zë t’unjët e t’ëmbëlë “prapë ashtu jam”… “Ah, ç’them unë! Ato buzë më nukë lëvizin, ata sy më s’shohin!

S’i kemi për të dëgjuarë më zënë! Kur të kemi ndonjë hall, më s’kemi kë të pyesim, s’ka kush të na japë këshilla! S’ka kush të na japë kurajo dhe shpresë! Këtu fillozofia dhe mëndja s’hyjnë në punë; nj’e tillë mynxyrë s’ka ngushullim; këtu njeriu le ç’ka mësuarë, le stërvitjenë, le mendjenë dhe bëhetë foshnjë; zemra zbulohetë nga pëlhurët’ e njerëzisë dhe bëhetë siç është te foshnja, ashtu si e bëri Perëndia! Buzët janë pa zë, po zëmra qan! Njerëzit e shtëpisë janë të gurrosur, vetëm lotët u rrjedhin, krahërorët po psherëtijnë!

Naim Frashëri

Sa zi, la mi këtë familje! Me Naim Benë nuk humbasim një njeri të dashur, një të madhin e fëmijës, por një mësonjës, një mpronjës, një këshillonjës, një atë! Edhe jo ne vetëm, por gjithë Shqipërija. Tërë dita, tërë nata shkon në helm e në mejtime; s’duamë të flemë, duamë t’i rrimë pranë se… kjo është nat’ e fundit! Paskëtaj syt’ e trupit më s’kanë për të parë atë Naim! Vetëm mendja e ka për të kujtuar dhe për të qarë. Një nga miqtë nxjerr nga xhepi “Lulet e verësë” dhe na thotë: Pas këtaj për ne këto fletë janë Naim; ay shkoj, vate te e vërteta, po këto mbenë! Këndon “Të vdekuritë”.

Në këto vjersha zemra dhe helmi na gjen nj’ushqim: Po vallë ku vanë? Për jet’ u mërguan? Apo u ndryshuan? E djela gdhihet, kjo ëshë dit’ e fundit; sot do vihetë në gji të dheut, të këtij dheu tek i cili venë gjithë njerëzit, të mir’ a të liq. Sot po fshihetë për jetë nga bota fytyr’ e këtij njeriu të dashur e të rrallë! Sot do lihetë të kalbetë më pak kohë ky njeri që natyra ia ka të rrallë shokët dhe s’i pjellë veçse më ca qint vjet njëherë!

Shikoni këta njerëz, sa helm ka mbi fytyrë të tyre! Shihni sa janë të shumë: ka nga çdo fe, nga çdo vërsë, e nga çdo radhë. Këta e njihnin në gjallëri: vinin e kërkonin këshilla, vinin e pyesnin për çdo punë. “I varfërë vinja te Naim beu, i pasur shkonja; i urët vinja, i nginjët shkonja, pa shpresë vinia, plot shpresë shkonja; nie shpirt të sëmurë vinja, kur shkonja ndjenja vetëhenë të gjall’ e me shpirt; fjalët që na thoshte na shëronin zemrën!” – thotë një ng’ata.

Këta njerës që kanë sytë me lotë, këta janë ng’ata që kanë parë të mira: kush kërkonte ndihmë, kush kish punë, kush kish djal’ a çupë për në shkollë: kushdo që kërkonte ndihmë, s’kish ndihmës më të math e më të mirë se ky shqiptar i math që po varrohetë sot!

Këta të tjerë mi fytyrët e të cilëve është shkruarë helmi dhe zia, këta të gjorë s’kanë pasurë fatin ta shohin në gjallëri Naimnë: Po i kanë kënduarë librat shqip, i kanë mbajtur në zemrë vjershatë; ato vjersha u kanë dhënë dashuri për mëmëdhe e për njerëzi, ato libra u kanë rrëfyerë ç’është mirësija, dashurija, puna dhe jeta. Këta të gjorë janë të helmuarë që s’e panë dot sa ish gjallë, po kjo nuk’ i ndalon të kenë nderim dhe dashuri të madhe për Shqptar’ e math që po shpihetë në varr.

Këta të tjerë s’janë shqipëtarë, po nga komb tjatrë: turq, grekë, etj; kan’ ardhurë me nder të math se kanë pasur fatnë të kuvendojnë me Naimnë dhejanë çuditur me diturinë, me mendjen, me sjelljen e bukurë të tij!

Ja se ku po ecin me krye t’unjët gjithë këta njerëz; nga nderi arkën e mbahnë mi kokë më të lartë; ecin me ngadale, se trëmbenë të vënë në dhet këtë njeri të dashurë: duanë ta majnë! Dhe sikur të munt t’i epësh shpirt përsëri, cilido do kursente të tinë?

Ora 7. Arritmë në varr. Këtu na pret një helm i ri: Jemi përpara varrit t’Abdyl beut; kështu, pra, këta të dy vëllezërë që kanë rojtur bashkë, kanë punuarë bashkë, kanë pasurë një qëllim e një mendim, ë janë përpjekurë tërë jetën e tyre për Shqipërinë, janë dhe pas vdekjes ngjitur në varr!

Shikoni, o njerës, ja se ku vihetë në varr Naimi! Naimi – babaj i shqipëtarëve, Naimi – babaj ynë, Naimi – mësonjësi ynë! Dy kut dhe arrijnë për këtë njeri të math e të dashurë! Ja, na humbi trupi, dheu po e mbulon, më s’e kemi për ta parë, më s’e kemi për ta dëgjuarë’.

0 njerës, gjithë kështu do vdesim’. Do vijë dita që të mbulohemi në një gropë, që të na kalbenë e të na bëhenë hi dhe eshtërat! Ahere s’na ka për të mbeturë gjë nga këto poshtësitë e dheut! Alierë nga lakmin-ii, nga ligësitë, nga poshtësitë, nga djallëzitë, nga marrëzitë, s’do të na mbesë fare gjësend; vetëm një kujtim do të mbesë te njerëzit: si lum ata që do të kujtohenë për të mirë, si mjerë ata që do të zihen ngoje për të 1igë! Si mjer’ ata që kanë qenë të liq, si lum ata që kanë qenë të mirë! Perëndija do të na njohë gjithë punëtë.

0 njerës. Mirrni pjesë nga ky vend që po mbulohet para syvet: Naimi shkoj për jetë! Shkoj për ne, po vate te Perëndija. Neve na mësoj të bëhemi të mirë, të duhemi, të punojmë, të duam Shqipërinë. Mirrni pjesë nga ky njeri përpara varrit të të cilit po rrimë me sytë të lotuar! Mbani mënt fjalëtë që na thosh, këshillatë që na jepte’. Kijeni për shëmbllë se ish i mirë, i virtutshëm, vetijëmirë, shpirtrmirë, i ëmbël! Tek ai çdo njeri gjente një ndihmës, një këshillonjës, një baba.

0 shqipëtarë, në doni të nderoni kujtimin e këtij njeriu të math që po e qan sot e tërë Shqipërija, mbani mënt fjalët e tij: Jeni të mirë, vetijpastrë, doni mëmëdhenë dhe gjuhënë tuaj!

NATA E FUNDIT E JETËS SË NAIM BEJ FRASHËRIT
Mithat Frashëri

U mbarua dhe shërbim’i fundit q’i bëmë këtij shqipëtari, të cilit i kemi detyrime të mëdha e të paharura sa të rrojë Shqipërija dhe gjuha shqipe.

Tani, gjithkush ng’ata që kish ardhurë të vërë në gji të dheut trupn’ e Naimit, merr nj’udhë për të kthyerë, po me kokë t’unjur e i mejtuarë. Nga një breg kthejmë dhe një tjatër kokënë: ja se ku, atje tej, n’atë fshat më tej Ysqydarët, dy orë larg nga Stambolli, në Merdiven – Qoj, mbi një breg, atje janë të dy varret: Njëri i ri, tjatri bërë më 11-të të Vjeshtës të dytë 1892; n’ata varre janë mbuluar trupat e vdirshëm të dy vëllezërvet; atje në atë fshat të vogël, larg nga Shqipërija. larg nga er’ e Shqipërisë flenë përjetë dy njerës të shtrenjtë për ne; larg nga ajo Shqipëri për të cilën rojtnë!

Po do të vijë dita – oh, – kemi shpresë të fortë – që do të lirohetë dhe do të lulëzojë Shqipëria, dhe ahere, do të shpihen eshtrat e këtyre dy vëllezërve në Shqipëri dhe t’u gëzohetë shpirti duke parë – qoftë pas vdekjes – prodhimin e farësë që mbuallë me aqë dëshirë.

Shënim.

Një tekst i Lumo Skëndos, alias, Mit’hat Frashëri, nipit të Naimit, shkruar si monografi në vitin 1901, pas vdekjes së rilindasit, është përdorur pothuaj nga të gjithë studiuesit e sotëm, por asnjë prej tyre pa e cituar veprën monografike të Skëndos.

Ky tekst është i Lumo Skëndos, Mit’hat Frashërit, nipit të Naimit. Eshtë shkëputur nga monografia e Mit’hatit, bërë një vit pas vdekjes së Naimit 1901. Sipas gjithë studiuseve të sotëm, mendimet vlerësuese të nipit për veprën e N. H. F i qëndrojnë kohës. Gjuha e Naimit dhe e Nipit pas 115 vjetësh vjen si më lart. Eshtë si e origjinalit. E rimarr këtë fragment vepre edhe me një qëllim tjetër: të gjithë biografët e pasmë të Naim beut, Shuteriqi. Qosja etj. e kanë vjelë këtë vepër te M. F., por asnjëherë nuk e kanë cituar burimin, emrin e M. F., emrin e armikut politik të regjimit komunist të Tiranës. Shihni ç’bukuri gjuhe dhe stili vjen prej më shumë se një shekulli nga pena e një pinjolli të frashërllinjve… dhe sot kjo vepër mbetet burim i dorës së parë për jetën e N. H. F.

Marrë nga profili në Facebook i shkrimtarit dhe studiuesit Sadik Bejko.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: Kopjacët gjithmonë dështojnë!