AGRON TUFA – FJALË MESNATE

AGRON TUFA – FJALË MESNATE
AGRON TUFA

FJALË MESNATE

Fjalë mesnate që askënd nuk prek:
E qartë. E fashitur. Frymëmerr.
Muza platitet në heshtjen e vet
Dhe vesa rreh faqet e ajrit n’eter.

Vështrimi është boçe pambuku
Që çel, shpërthen, e gjitha jashtë.
Si kunorë qepësh varen rreth teje
Kokërdhokë sysh të lashtë.

Boll e populluar kjo botë me rrëfenja.
Endé ti dashke t’i shtosh edhe një?
Reth shapit të shpirtit tënd rreh tenja
Dhe hapet e nxin bunacë e pazë.

Do kridhem, do kridhesh, sikur s’kemi qenë,
Por esëll, ama, pa grimë patetike;
Do sillemi si kali i bardhë në lëmë,
Gjer kthyer të jemi në fasha prej drite.

Tetor 2016

FJALË MESNATE

Kafsha apo fantazma, libër me poezi, botim i Onufrit, 2016

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: Kopjacët gjithmonë dështojnë!