ARTI LUSHI – SINTAKSA E SYRIT (POEZI)

ARTI LUSHI – SINTAKSA E SYRIT (POEZI)
ARTI LUSHI

SINTAKSA E SYRIT (POEZI)

Frymëmarrje dhe frymengjizje.
Nga ana tjetër e dritares
dëshmoj ngritjen e ëmbël të pluhurit
Dhe mendimi i lig që iku jeta, ashtu si dashuria.
Radioja, bustina e sheqerit, getat e zeza, fatura tatimore…
Dhe befas, aromë portokajsh.
Velëse. Dëshpëruese.
Gjithë kjo urgjence poetike
Për ta futur universin brenda vetes,
Ose ta lejosh të kalojë përmes teje, së paku.
Je mijera kilometra larg të qenit i dobishëm
Për gjithë këta shpirtra racionalë e të vjetër.
Arome portokajsh.
Velëse. Dëshpëruese
Dhe befas ndjen gjethet e vjeshtës të cekin
Katin e parafundit të nënvetëdijes
Dhe ndihesh 20 vite më i shëndoshë.

Por jo.
Jeta është e mirë në fund të fundit.
Bën mirë të jetë.
“Çfarë ke?”, – me pyet kolegu.
Qenkam zbehur, me sa duket.
“E di që qentë e prerive flenë ditën?”
ndërroj temë në çast,
për të mos u shkrehur në lot.

SINTAKSA E SYRIT
Arti Lushi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: Kopjacët gjithmonë dështojnë!