MANJOLA BRAHAJ – ASHT KORRIK

MANJOLA BRAHAJ – ASHT KORRIK
Manjola BRAHAJ

ASHT KORRIK

Âsht korrik, por âsht tue pjekë dhimbja jo i nxehti,
nuk di me çka me e hekurosë heshtjen,
me e palue e me e marrë me veti,
me ia shtue nja disa kokrra lot,
për mos me e harxhue të gjithën sot.

Âsht ditë me diell, por âsht tue djegë shpirti e jo lëkura,
nuk e di me çka me e hutue veten
kur ti je tue vujtë e nuk po ban punë lutja?!

Âsht afsh i nxehtit, por ashti i jetës po dhemb,
e nuk e di çka me bâ për ty,
pafuqia më gjunjëzon e ândrrat m’i shemb,
ku t’i gjej fjalët për me të folë…

15. 07. 2020
© m.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: Kopjacët gjithmonë dështojnë!