BALLSOR HOXHA – I LIRUAR NGA LIRIA

BALLSOR HOXHA – I LIRUAR NGA LIRIA

BALLSOR HOXHA

I LIRUAR NGA LIRIA

E kafta e tavolinës shpaloset, oqean
Dy bishtat e cigareve të tymosura para
Gjigantë, dy balena të lehta, mbi ujë
Duke rrotulluar cigaren me gishta mbi ta
Shpërbëhem në tymin përreth
Sa më shumë që i prek me gacë,
derisa zbuten, sikur mblidhen
Aq më shumë rrah zemra
E zbuluar theqafëse si gur i rrokullisur
Kafshon hapësirën si qen
Pastaj fiki dhe të tretën cigare
Zhyten balenat, janë hiç
Hiç janë
Hiç bëhen
Hiç janë bërë
(Assesi të ketë kuptim kjo gjë!)
Shkëputem
Ti, tjetri, si reflektim i lirisë
Ritëm, apo gjurmë e saj
Nuk ishe për këto momente

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: Kopjacët gjithmonë dështojnë!