ERINA ÇOKU – SHI SHPIRT, SHI

ERINA ÇOKU – SHI SHPIRT, SHI

ERINA ÇOKU

SHI SHPIRT, SHI

Bie shi në zemër,
fragmente të lëngëta
therin imët
e mbushin hojet
dëshirë e shkrirë
kujtesë e shkrirë
harresë e shkrirë.

Në trup.

Bie shi në trup,
retë rënkojnë
e lëshojnë në lumin e venave
fragmente të lëngëta
therje pa emër
therje pa emër
therje pa emër.

Në zemër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: Kopjacët gjithmonë dështojnë!