HENRIK GRADILONE – NJI LYRIKË ARBRESHE

HENRIK GRADILONE – NJI LYRIKË ARBRESHE
HENRIK GRADILONE

NJI LYRIKË ARBRESHE

Kemi shkrue në numrin e mâparëshëm të Shêjzavet mbi zhdukjen e pikllueshme të prof. Enrico Gradilone, nji Arbresh qi nderoi gjakun e përbashkët. Lindi në Shën Mitër me 29 korrik 1901 e kreu mësimet e mesme në Licén e Kolegjit Shën Adrian të vendlindjes. U doktorue në mathematikë e fìzikë n’Universitetin e Napolit. Zhvilloi veprën e vet si arsimtar në shum vende t’Italís. I duel zâni si organizues i rrallë e atëherë i u mbështet drejtimi i Shkollës tekniko industriale «Caio Mario» të Verolít, ku dha prova zotsije së madhe arsimore dhe la kujtime të pashlyeshme njerzije dhe cilsísh bujare. Shkolla qe familja ku shkrîni vetít njerzore me të cilat e pajisi natyra. Mâ vonë u transferue si Presid në Shkollën e mesme «Pietro Della Valle» të Romës. Në kët detyrë Prof. Henrik Gradilone i a këputi jetën e veprimtarín vdekja me 30 nanduer 1964.
Arbreshët i dhanë atdheut të dytë, Italís, nji aradhe të shënueshme njerzish kulture, profesjonistash e arsimtarësh. Plot prej tyne edhe në të tashmën mbajnë pozita me randësí në zyrat qeveritare e në rrethet kulturore. Shumica, nonse të kapërthyem në detyra me përgjegjësí qi u a marrin kohën e kujdesin, nuk harrojnë gjuhën e traditat e atdheut të zânafilles. Nji prej këtyne Arbreshvet me kulturë, qi ruente gjallë në vetvete kultin e shqipes, ishte edhe i ndiemi prof. Enrik Gradiìone.
Po botojmë nji vjerrshë të tij shkrue arbërisht e kushtue s’amës ku ai shfaqë ndiesít mâ të lëmueta e të hajthta të zêmrës dhe përdorë shprehje shum të holla në ligjirim qi muer nga goja amtare.

MËMA

Mëma ësht, pas t’inë Zot,
njerthi i mirë çë zëmren pjot
me gharé biljvet i mbjon
e gjith të ljigazit ja shëkon.
Qeten mbjana djaljin çë qanë,
gjith vëlezrit bashk mi mbanë.
Puru armikun bën e ndëljen
kúr jot’ ëmë tij nxe të vjen.
Atij, çë ng’e njoghu, i mankon gjë,
ç’ë mos njerí mënd i jap më.
Se të biljt, si janë janë,
më të bukur nënk u panë.
Mirr e vesh ti kúr të thot gjë
se ësht e dreqt sá jo më.
Kush të thot se të do mirë
sá jot’ ëmë, mos e kërdhirë.
Kúr një j’ëmë vdes, nder qiel
tek inë Zot nj’ëngjel me siel.

HENRIK GRADILONE

LA MADRE

La madre è dopo Dio
l’Essere buono che riempie
il cuore ai fìgli di gioia
e guarisce ogni loro affanno.
Acquieta subito il bimbo che piange,
tutti i fratelli tiene uniti.
Tu perdoni anche il nemico
quando pensi alla mamma.
A colui, che non la conobbe, manca qualcosa
che nessuno può più dargli.
Per lei non si videro al mondo creature
più belle dei fìgli, comunque essi siano.
Ascoltala quando ti diee quaicosa,
perchè ë Tunica persona che non mente.
Chi ti dice di volerti bene
quanto tua madre, non credergli.
Quando una mamma muore
un angelo la conduce in cielo vicino a Dio.

“SHEJZAT”, nr. 1, 1965

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: Kopjacët gjithmonë dështojnë!