LLUKA PERRONE – BIE BORË (minicikël me poezi)

LLUKA PERRONE – BIE BORË (minicikël me poezi)
LLUKA PERRONE

BIE BORË (minicikël me poezi)

TRIMI ÇEKOSLLOVAK QAN LIRINË

Bulara shkrepi një yll
e nj’avlaq zjarri
zgjati nga lindja
Në vezullim porseksa
hije acari të kanosura
që vijnë përpara tek nata.
Një mendim mashtrues pata,
U taraksa:
hekurat e huaj shkelën mëmëdhenë..
Zemra te stamahij m’u akullua,
te goja m’u shua gaz i ri…
Të thërriturat dhe vajtimet e mi
biren të mbuluar
nga të kërsiturat
shurdhore të çingulve shkelsore.
Nata u terratis,
me gjak asfalti u potis.
Spera e lirisë
për një çast dritsoi
zbrastin’ e thellë t’errësisë.

Bie borë
BIE BORË

Në atmosferë gjezdisin,
si fluturaz të bardha,
mijra petalez lili
që shqiten nga kurora e dimrit,
Toka, në floqzit’ të lerë,
e bardh’ është’ stolisur
e fjandasen nj’mbretëri
fatazish e magjisur.
Zbardhullia shtrohet gjer horizontit
në një qetësi të thellë
si gjumi i pafajësisë
ktu e ktje i ndarë
nga këndime mali
të trimërisë.
Njeriu i penguar
përrëz zjarrit që bubulisën,
fëmijës i tregon
si floqzit vazhdojnë
e zbriten… zbriten lehtësisht…
për të kullojnë
e të mburojnë
tokën
t’ëndërrnj ëmbëlsisht.
Ajo pëlhurë e bardhë
ëndrrat që ka në gji
i kthen në verë
në vërtetësi
me lule bukurusha
me ara në mbleri.

MALET NUK PO TUNDEN KURRË

Lisi nuk bën hijenë gjithmonë mga nj’anë,
zogu nuk bën folenë gjithmonë në një degë,
dielli nuk perëndon prapa një maje,
lumi nuk rrjedh gjithmonë i drejtë,
njeriu nuk rri gjithmonë i trim,
qetë mbë lëm’ nuk kthejnë nga nj’anë,
ajri nuk fryn gjithmonë ka një vend,
e fryn e fryn pastaj ka të humbet.
Malet nuk tunden kurrë,
si kurrë nuk tundet liria.


Dy fjalë për autorin

Lluka PERONE (Luca Perrone: 1920–1984) ishte mbledhës e studiues i folklorit dhe i traditave kulturore arbëreshe, poet. Lindi në Ejaninë të krahinës së Kozencës. Kreu studimet e larta për jurisprudencë dhe letërsi frënge. Ll.P. qe një nga intelektualët arbëreshë më aktivë për mbrojtjen dhe zhvillimin e traditave kulturore arbëreshe. Nga fundi i v. ’50 e fillimi i v. ’60, i ngarkuar nga Instituti i Gjuhës dhe i Letërsisë Shqipe i Universitetit të Romës (i drejtuar nga E. Koliqi), filloi mbledhjen sistematike të folklorit arbëresh në Kalabri.

Një pjesë e lëndës u botua në vëllimin “Novellistica italo-albanese” (Firence, 1967), ku janë përfshirë 179 njësi të mbledhura në fshatra të krahinës së Kozencës dhe të sistemuara sipas katalogut ndërkombëtar të përrallave; vëllimi tjetër “Përralla nga Arbëria e Kutronit, (Kozencë 2004), përmban 46 njësi të mbledhura në fshatrat Shën Koll, Karfici e Puheri. Botoi artikuj studimorë e materiale në revistat “Shêjzat” (shih), “Zgjimi”, “Zjarri”, “Kultura popullore” (shih) e “Etnografia shqiptare” (shih); një fjalor i pasur i së folmes së Ejaninës është botuar në “Dialektologjia shqiptare” (shih) VI (1990) e VII (2005). Por shumica e materialeve kanë mbetur në dorëshkrim.

Ll.P. botoi edhe 4 përmbledhje me poezi, të frymëzuara nga dashuria për vlerat morale të botës shpirtërore arbëreshe: “Lule shkëmbi” (Kozencë, 1968); “Thierja e armit” (Kastrovilari, 1969); “Vjershë lirie” (Kastrovilari, 1971); “Dërrudhez” (Trebizaçe, 1977).  Vdiq me 27 maj të vitit 1984.

Redaktori.net/ Marrë nga Fjalori Enciklopedik Shqiptar, ASHSH, 3 vëll., Tiranë, 2008-2009

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: Kopjacët gjithmonë dështojnë!