LOUISE GLÜCK – MËNGJES
LOUISE GLÜCK
MËNGJES
Jo vetëm dielli, por dhe toka
vetë shkëlqen, zjarr i bardhë
që vallëzon mes maleve që shfaqen
dhe rruga e drejtë
fërgëllon në mëngjesin e hershëm: është
vetëm për ne, për të nxitur
një përgjigje, ngaqë ti të mallëngjen,
sa i pazoti për të zbuluar
praninë e tokës?… më vjen zor
nga ajo që mendoja për ty,
larg nesh, na shihje
si eksperiment: sa
e hidhur të jesh
kafsha e zëvendësueshme,
sa e hidhur! Mik i dashur,
shok i dashur, që më drithëron,
çfarë të befason më shumë në atë që ndien,
shkëlqimi i tokës apo kënaqësia jote?
Për mua, vazhdimisht
kënaqësia është befasi.
Përktheu Visar Zhiti