MIMOZA AHMETI – SHQISË, SHQISË

MIMOZA AHMETI – SHQISË, SHQISË
MIMOZA AHMETI

SHQISË, SHQISË

Shqisë, o viktima ime e parë,
prapë u hape, prapë po thith, e pastruar
rikthehesh në jetë.
Truri si një djall të përdor,
i yshtur për krim të pakapshëm nga ligji.
Shqisë, o viktima ime e shenjtë,
kështu dhe sonte,
e kthjellët,
(o zot, sa e bukur je, kur e kthjellët je)
tërheq e thith por s’përmbushesh.
Asgjë s’të përgjigjet, asgjë s’të përket,
dhe ty, e dashur, prapë të duhet të japësh.
Por sonte, as për t’i dhënë kush s’të përket,
askush s’të do, o shqisa ime.
Dhe truri, ky djall magjik
tani po qan.
Dhe sa gjynah që është kur qan një djall!

Shkëputur nga vëllimi me poezi “Delirium”.

Shqisë, shqisë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: Kopjacët gjithmonë dështojnë!