PJETËR BOGDANI – TE PRIMITE PERPARA LETERARIT

PJETËR BOGDANI – TE PRIMITE PERPARA LETERARIT

PJETËR BOGDANI (1685)

TE PRIMITE PERPARA LETERARIT

PROPTEREA captivus ductus est populus meus, quia non habuit shientiam. Isa. cap. 5. Prashtu dergiete dheu nde robī errete e verbuem, me dÿ palle niegulla te zeza mbe faqe qi jane mpkati e te pādijtunite, perse ù dvuer dijeja e urtija; e tue kjane dheu i Arbenit nde mjediste t’pā fēvet, mirefilli, Nierij, si te marre mend e shqise, nuke mundete me qendruem nde hijrte Tinezot, as nuke mune shelbonje pā mos kjane kush e ndritten ndè Lijt e nde fēt e silla anshte dhemelli i gjithe veperavet mirave. E, perse fēja zinhete ò dobitete me te ndegiuemit, pā mos pase kush na mpson e kallezon, si mundete kurraj nierij me ndegiuem e me gjegjune; i S. Pālī; Rom. 10. thote: Quomodo credent ei, quem non audierunt? && quomodo audient sine prædicante?

E shofeme per dite se, ndate dhē kù lullezojne dotorete, leterarete e dijeja, lullezon ende shejnteja fē, me gjithe veperate mira; e ndate dhē ku nuke janè dotorete, leterarete e te dijteshimite, fēja sā e ka perdite lengon, ligete e shqimbete. Veperate mira, uratete, lemoshenate, e njinesete vene tue ù dvarune.

Ashtu urdhenon Hyji nalte i qiellet: disa reze e hire te vet me mos ja dhane nierit pā fjale te gjalla ndo pā mos leftuem vete me xane libersh ò leteraresh, tue xgiedhune ò tue ndegiuem. Per gojete Amos Profetese thote zotyne. Ecce dies veniunt, dicit Dominus, && mittam famem in Terram: famem, non panis, neque sitim Aquæ; sed audiendi verhum Domin; && commoverbuntur á Mari, usque ad Mare, && ab Aquilone usque ad Orientem, circuibunt, quærentes verbum Domini, && non invenient. Nje pò vinjiene dit’, e vjete (thote zotyne) e pò dergonj’ nji te madhe hun’ per mbi dhēt, jò hune bukese, as hetne ujit, pò te fjalese Tinezot, e kane me u lekundune prej njij dēti mbe tjeterit, e prej se dalit mbe akuilont kane me u sielle redh, tue lypune fjalen’ e Tinezot, e nuke kane me gjetune.

Mune thoemi se nde dhēte Arbenit, e Sherbijse keto fjale te Tinezot pò vene tue ù vertetune. Kush nuk’ e shef si sillemi redh shekullit, tue vote mbe dyerte huej. Quærentes Verbum, te detine tue lypune dije, e nde tue kdhyem me fort te liga tregetī andej, per te pā zellt tane. Quoniam induraverunt cervicem suam, ut non audirent sermones meos. Ierem. cap. 19. Andaj Zotyne fort levdohete, qerton, e thote, inducam super Civitatem, && super omnes Vrbes ejus, universa mala. Rezonj’, e shkretetonj gjithe gjytetete, e dhēne tyne, tue ù leshuem gjithe te keqiate per mbij krye. Osea cap. 4. Populus non intelligens vapulabit. E madhe dobij, e frujt anshte prā me nderequne kete shkale t’urtijse, e me te shkruem bukure me shqyretuem, e me dijtunè, se si duhete nierit temelitune me u per xielle sā anshte mbe kete jete, me frujtite shpirtit vet, ende te popullit, te mos lanene dijene, giuhen’e dheut me u dvarun: posi lefton gjithe dheu e shekulli per te vet: pò tue ù nalxuem prej urtishit andej ta kete udob te fluturuemitè mbe qiellt’, e nde parrijsit.

Mbe tjeteret ane une tue vum roe te gjymtet’ e giuhese arbeneshe, e silla per te pakete vet te madhe pjese huan giuheshit konfinjetare: sā dò here me ka rām deshijr gjā kafshe me te shkruemit tem me sielle ndonji reze te Shpijrtit shejnt. Perse posi thote i Sh. Hieronimi: Qui animum ad shribendum applicat, vel ad dicendum, tot sibi Iudices contra se asumit, quot Lectores; e ndone jane shume te pa dijtune, as gia mangu lypine qimene mbe voet. Et pueri nasum Rhinocerotis habent.

Per njizet e nji vjet mbasi bajta barren’ e Upeshkepijs’ Shkoderse, e kujdesn’ e Tivarit dhanune nd’aministratione; kjeshe prej Shejntit Ate Pape Inoçenti XI vjetit 1677 bam Argjiupeshkepij Shkupse, e aministratorij gjithe Regjenijse Sherbijse, per te lutunate fort ndriçimit, e fort ndershimit Zot pomendune per nder ANDRE BOGDANIT tim ungji i silli mâ para kje argjiupeshkepij Oherit, ani bam argjiupeshkepij Shkupse, e i dheut Sherbijse, ashtu qi ti gjindeshe afere nde mort’ ndihmetar, tue mos kjane mâ i zoti me ju pruem atij Kershtenimi, perse kishte per pleqenij kaperxyem 80 vjet nde lengime te forta, ky zot fort i urte, me dhà fort zemere, me vote paret nde kete vepere, ende tue me ndimuem pakuer fort nde shume fjale t’arbenesha, te siate i kish udob, e per duer, tue pasune bam ende aj nji gramatike fort te godiçime latin e shqip: Mâ, mbasi dviq 13 dit nde deçembre 1683 mundesh mue nde per punete ushterijse ndene Beçit, shume here me ngrehune, e me çkrehune librarijne teme, tue jau porositune kjorevet, goshduem arqevet, e lidhune thasevet, e vete tue ikune malevet; aqa sa gramatika nde keto te perzieme ntreti si krypa nd’ujet.

Nder kaqa pra se pò bānj – pa te denjete tem – miter mbe krye m’Shkodre, e Shkup, qi pò rjedhene afere tridhjete vjet, vojta tue xbeluem nevoje aqa te medhā, sa pò me detueren mendja gja kafshe nde mose per nji shenj, te deshirevet mirave me shkruem: posi thà Propertī in manjis voluise sat est.

Mboh nuk’ i bije, se nuke permetonj me nxierre me kete fedige kafshe te rē, tue mos kiane mire nde kafshete Fēse me u larguem se i kanè te tjere mpsuem, e kallezuem: Mâ as mbarre nuke me ndjete, se ndjek te dijteshimite: tue pasune edhe ata shoqi-shojne ndjekune; Andaj Sokrati ndoq Platone, Platoni Aristotelne, Aristoteli Averoene, Cecilij muer prej Suplicijt, Lellij prej Varaonit, Henij prej Oratijt, Seneka prej Gellijt, Thesali prej Gallenit, Hermagora prej Ciceronit, e Ciceroni vete muer prej Salustijt. Prashtu thà i dijteshimi. Quis ille stylus? quid in eo ingenī? Ille commentator mera Rapsodia, de charta in papyrum.

Ashtu ende prej meje bukurijn’ e giuhese nuk’e kē ndjere ndanet; perse tue kjane une prej Guri nde Hast’, Sangjiakijet se Dukagjinit, Dioçesit se Priserendit’; m’âshte dashune me djerse te medha shume fjale me nderequne nde dhēte Shkoderse; e tue kjane vepera fort, e nalte, e holle: giuha jone qi me dijet dvuer ende fjalete, feshtijr mundete gjithe punete ndijere nde skanjt me i çtjelle. Prashtu leftova me exune njij udhe se ndermjetshime, tue me rām nde mend kanka e Poetese. Ornari res ipsa negat, contenta doceri. E ku te mos mundemi me petekute shqierre te giuhese sane, me mbelluem jettene JESU KRISHTIT Bekuem, as gjan’ mangut’ lumit qi leu nde grasht e dviq mbe kryjt, nuke ka me i ndym mbarre, ende arbenisht me u veshune nde nji dhē te vobek, çperblem me gjak te vet te pā çmuemit.

Mbasi kje per hijr te Tinezot, qui omnia sua viter disponit, mbaruem, vepera, e nkryem gjithe arbenisht, m’urdhenoj Sh. Kuvend, qi ende Italianisht ta kdhenje, ashtu qi tè mundeshine, jò veçe t’arbeneshete me xanè italianisht, pò ende keta arbenisht, tue ù sherbyem posi t’ish nji Kalepij. M’u desh, pra, me djerse te medhā me qitunè mbe dritte shume fjale plaka, e té harrueme per te marre mbrapa urdhenin’ e Biblijse, tue ú njimendune here giuha jone me te italianese, here kejò me tanet, andaj pò drue se ka me dale vepera pakeze, e merziçime; ma fort e frujtueshime per te marre vesht dijene nierij mbe giuhete vet, e te mos dvārene fjalete, te sillate sa e kane pò ntrettene.

Andaj kane me ù dukune xgedhesit disa fjale shkurtena: e jò fort te çtiella, e sija pune vjen per dÿ arresenje. Njana perse nuke pò mundej nde shtampet me dale shtylla kundruell’, e njimende, e goditiçime me tjeteret nde fjalet, e nde vjersh, tue teperuem diku nji fjale njianet giuhe, diku nji fjale, ò ma shume tjeteret; e keshtu tue kaperxyem shoqeja shoqene, nuke pò vejne me rend, e me godij, si pò desheruekeshe. E dyjta perse per te sherbyem dheut, desherova mirèfilli qish pò flasme italianisht, bukure te kumbon, e te kallezon arbenisht’; ashtu qi nierij pa mashtrij jò veçe te marre vesht shqisen’e fjalevet: pò ende te jete i zoti me xane giuhene, i arbeneshi italianisht, e Italiante arbenisht, tue ù sherbyem posikur t’ish nji Kalepij; Andaj ende anshte dale vepera pakeze e holle; mâ tepere nde punete teologjijse, per ta marre vesht: ende pò drue se jò gjithe kuj e pelqyeshme, tue vote une mbas disa fjalesh plaka, te mos harrohej, e te dvarej giuha.

E tue dashune i lumi zot, qi kejò vepere mâ te delte mbe drite, zuun’ Nazerij Shkupse fort me mè perzane, nde per atan’ veshterij te perziarshme, qi keso koheje zuun’ fill’ nd’Ungerijt: prashtu tue mos lane mbrapa fedigene teme, mora libere me vetehē, e vojta nde Veneqij.

Kurraj nuke ka te kallezuem, me sa te dashune me pritti, fort i ndriçimi, e fort i nalti zot per ndēr, zoti KARDINAL GERGUR BARBARIGU, em zot, qi per fat tem fortine, jane njizet vjet se e sherbeva mb’Rome, posi kur te me thoj Engielli Shtrazetār, se kÿ Shpijrt i Tinezot, nji here fort ka me te vejyem: e per te njimende, nde mundete kurraj nde dit tona per te giāll’ me u thirrune Shenjt, shoq nuke ka per te mire e i lidhune me Tenezone. M’aviti kÿ zot fort i dashune, tue me leshuem nde Padovet, shtepij, trimenij, kual, e koçij, si doe une meu sherbyem. Mâ une, tue pasune mālln’ e shtampese, gjithe atyneve ù kdheva faqene, veçe jù lutshe te me shtampohej libri, ashtu qi kur te kdhenje prej dheut sine te keshe njij qirij ndezune ndore, per te ndritune ate te vobek dhē t’Arbenit, e te Sherbijse, i silli, e madhe pjese flet arbenisht, tue kjanune dalune dheut se Arbenit,e mbielle Shenjtene Fē nde dhē te Despotit: prashtu shqete, per Antonomasij, Fēse Katolike i thone Arbanashka vera.

Me duel puna fort mbare, e per te çpejte; E ndone nuke gieta karaterite arbenisht, posi paçe desheruem ù sherbyeshe, as gian’ mangu me disa letera te gerqijse, tue besuem se xgedhesi yne i arbeneshe me urtijte vet fjalete ka me i venduem, posi banjene françeste, e tudheshqite; te sijte ndryshej shkruejne se si xgedhine.Te lutemi, pra, leterari em i urti te me ndejeish nde gjeç fjaleze, qi te trazon veshete. Perse as Diellij pā hie, as Hana pa njegullaze mbe faqe nuke anshte: pò vene roe se kush na ka pushtuem, e nde te kujet dhē jemi ani me zemeret anekò, posi thà Ovid. lib. 3. Elegia I.

𝑆𝑖 𝑞𝑢𝑎 𝑣𝑖𝑑𝑒𝑏𝑢𝑛𝑡𝑢𝑟 𝑐𝑎𝑠𝑢 𝑑𝑖𝑐𝑡𝑎 𝑙𝑎𝑡𝑖𝑛𝑒̀,
𝐼𝑛 𝑞𝑢𝑎 𝑠ℎ𝑟𝑖𝑏𝑒𝑏𝑎𝑚, 𝑏𝑎𝑟𝑏𝑎𝑟𝑎 𝑇𝑒𝑟𝑟𝑎 𝑓𝑢𝑖𝑡.

Transliteroi Agim Morina

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: Kopjacët gjithmonë dështojnë!