VALTER GJOKA – PËRQAFJE (poezi)

VALTER GJOKA – PËRQAFJE (poezi)

VALTER GJOKA

PËRQAFJE

Me duert e ethshme lándën përqafove,
me buz’t e zjarrta n’buz’t e prushta pive
nektar’n e mrekullt’ t’njij dëfrimi t’ri,
o krijes’ balte, n’balt’, për balt’ hartuemun.

E kshtu përsri: e ndive trupin t’hjedhshëm,
gjarpnuer t’përdridhet ndën përqafjen t’ânde,
i ndive format femënore t’ dridhen
ndën sulm t’pandalun të dëshirës t’ânde

që hudhesh n’to sikur luftar i msuemun.
E lumtunìn kërkove ledhatare,
qetìn e paqen t’knaqësis t’vërtetë,
o krijes’ balte, n’balt’, në baltën tretë.

Por dshirës t’ânde t’ndezun, hambulluese,
S’i u-përgjegj tjetër veçse lândës s’verbët’
kur shpirti dirgjesh e virtuti qante:
hyje t’venitun ndën terrín të mkatit.

VALTER GJOKA

PËRQAFJE

Botimi në origjinal te revista “Bleta”, nr. 6, 1944

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: Kopjacët gjithmonë dështojnë!