ZANI I TOMORRIT – NË BOTË TË RRËNIMEVE
ZANI I TOMORRIT1
NË BOTË TË RRËNIMEVE
Shkretí, shkretí, qysh prej kres deri në fund…
Nji botë e përvlume me mijra rrënimesh,
Fik e shkrí krykputas, nuk shifet kurrkund
Veç gjerpna gjithfar’ shkrolash, dhena pabîmësh.
Shtrihet pa skêj si shtrigë fusha e mallkimit,
Me thoj të përlyta, gjaksore, egërsue,
Prej kahit çohet nji brimë ankimit,
Ku hana e kujtueshme lshohet zbet’ errsue…
Mbarue ka jeta… Nji qetsi e mnershme
Mblu me kujtime t’kobeve t’shekllit,
Mretnon në vetmi t’ lulishtavet herrshme,
E kajherë tui frye nji erë t’ akllit
Nër gërmadha t’nji faltores rrënueme
E çmendun kukàt nji qyqe… Ah, e shkreta,
A thue andrron kombet tash t’farueme,
Kohnat gjaksore, njerëz grî me duer t’veta!…
Ka’j herë nër errsina nji nate t’pa hânë,
Kur shkrepë rrëfeja e n’trení të vet natura
Kërkon me shafitë flakën ruzullore, pranë
Nji katundi t’diegun kërset piskama: Hurra!…
Dridhen shkretinat… Kush din për satën herë
Bota rudhet, shukatë para furisë s’njerit,
Flaka përhapet, çohen rrënimet me mnerë,
Tingllon, shungllon toka, qe fund’ i Sketerit.
ZANI I TOMORRIT
1 Pseudonim i Bedri Pojanit?