AGRON TUFA – CILAT JANË ZHANRET E ROMANIT (ilustrime për krijuesit rishtarë)

AGRON TUFA – CILAT JANË ZHANRET E ROMANIT (ilustrime për krijuesit rishtarë)
AGRON TUFA

CILAT JANË ZHANRET E ROMANIT

(ilustrime për krijuesit rishtarë)

1. Romani jetëshkrim: Martini u lind. Martini jetoi. Martini vdiq.

2. Romani-tragjedi: Martini mezi u lind. Martini jetoi si hjekakeq. Martini vdiq në lule të rinisë.

3. Romani-dramë: Martini dashuroi. Martini vrau. Martini gaboi.

4. Romani jetësor: Martini hëngri. Martini piu. Martini fjeti.

5. Romani social: Martini piu. Martini vdiq.

6. Romani i tmerrit/gothic: Martini vdiq. Martini po ha.

7. Romani mistik: Martini vdiq. Martini lindi.

8. Romani kriminal: Martini jetoi. Martini s’linte të tjerët të jetonin.

9. Romani dedektiv: Martini gjet një shenjë. Martini ndezi nëj cigare. Martini i ra më të.

10. Romani i luftës: Martini dha urdhër për sulm. Martini urdhëron tërheqjen. Martini dha urdhër të rrojmë gjatë.

11. Kinoromani latinoamerikan: Martini u lind. Martini humbi. Martini u gjend. Martini u martua.

12. Romani erotik: Jepi, Martin! Kaq e pate, Martin?

13. Romani fantastiko-shkencor: Martini u klonua. Martini u teleportua. Martini u anti-sigma-minus-deretrinua.

14. Romani historik: Martini erdhi. Martini pa. Martini fitoi.

15. Romani filozofik: Martini meditonte. Kush është Martini? A jam unë Martini?

16. Romani aksionist: Martini përpiqej. Martini luftoi. Martini fitoi.

17. Romani bukolik (ose i fshatit): Martini lëroi. Martini mbolli. Martini vdiq.

18. Romani politik: Martini jetoi. Martini jeton. Martini do të jetojë gjithmonë.

Cilat janë zhanret e romanit?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: Kopjacët gjithmonë dështojnë!