AGRON TUFA – 9 MUAJT E FUNDIT (TREGIM)

AGRON TUFA – 9 MUAJT E FUNDIT (TREGIM)

AGRON TUFA

9 MUAJT E FUNDIT

9 muajt e fundit që i kishin mbetur, ai u dha me mish e shpirt pas mësimit të së parës gjuhë të huaj në jetën e tij. E bëri këtë me një këmëngulje e përdëllim të pabesueshëm për shëndetin e tij, tashmë krejtësisht të rrëgjuar. Me aq sa e lejonin fuqitë, natyrisht. Me aq sa i bënin dritë sytë. Për aq sa mendja nuk i terratisej, duke e këputur disa herë në bodrum, gjatë atyre ditënetëve torturuese.

Nuk e di në ka pasur ndonjë prej të afërmve që mund ta ketë pyetur dhe, sigurisht, nuk i di përgjigjet që mund t’u ketë dhënë, por, kur e pyeta unë, ai më dha një përgjigje jo të drejtpërdrejtë:

“Po mësoj një gjuhë tjetër, me shpresën e mbrame që të mund të flas lirshëm me Hyjin, meqenëse gjithë jetës, me këtë shqipen tonë, kurrë s’u mora vesh as me njerëzit e mi, e jo më me Të”.

2020

9 muajt e fundit

Të tjera poezi, prozë, kritikë e studime letrare nga Agron Tufa mund të gjeni këtu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: Kopjacët gjithmonë dështojnë!