ROMEO ÇOLLAKU – Në meshë
ROMEO ÇOLLAKU
Në meshë
Në çastin e epërm të asaj meshe,
diçka t’u kujtua, më duket, dhe qeshe
me një të qeshur si prej priftëreshe.
Ishte qetësi dhe qetësia u prish,
të thashë «Pusho!» dhe ti qeshe sërish.
Qesha dhe unë. Përse? Ku ta dish.
Na pa prifti dhe qeshi, qeshi edhe psalti,
besimtarët, shenjtorët në ikonat ngjyrëmjalti,
dhe Krishti zu të qeshte në kryqin prej smalti
në çastin e epërm të asaj meshe.
Të tjera poezi a materiale të tjera nga ROMEO ÇOLLAKU mund të gjeni këtu.