ROMEO ÇOLLAKU – USHTRIA (poezi)

ROMEO ÇOLLAKU – USHTRIA (poezi)
ROMEO ÇOLLAKU

USHTRIA

Eh të ngjante jeta sadopak
me shërbimin e detyrueshëm ushtarak
do t’ia duke shtrënguar dhëmbët
duronim çdo vuajtje,
drobitjen për fasulen dhe
për ponçën e përditshme, artritin
kërcëllitës të vetmisë dhe zgjedhën e qafores
së kujtimeve dhe pandehmën se u shfaq në kthesë
autoboti i mbushur me dashuri dhe shpresë,
sypafjetur do përgjonim në kullën e vrojtimit
në pritje të asnjë armiku dhe të asaj
trëndafilisë që veç horizonti i detit di ta shkredhë.

Dhe dita dita kur të vinte e lirimit
ora për t’u kthyer nga ia behëm,
do brohorisnim «Iku daja!
Iku daja!» mbi karrocerinë
e një kamioni të etertë.

Ushtria
BIOGRAFI

Romeo Çollaku ka studiuar gjuhë dhe letërsi shqipe në Universitetin e Gjirokastrës. Ka botuar trembëdhjetë libra me poezi, prozë e përkthime nga letërsia greke dhe franceze. Është vlerësuar me çmimin e revistës “Aleph” për përkthimin në vitin 2000, si dhe me çmimet kombëtare “Fan Noli” (për përkthimin, 2007) dhe “Mitrush Kuteli” (për tregimin, 2009). Shumë pjesë nga krijimtaria e Romeo Çollakut janë botuar nëpër antologji e revista letrare në gjuhët anglisht, bullgarisht, frëngjisht, greqisht dhe gjermanisht. Çollaku është autor i librave: “Zemër virgjine”, “Ar e fosfor”, “Gjithë diell e natë”, “Kumbaraja e kohës”, “Për shtegtarët e pak metrave katrorë”.

One thought on “ROMEO ÇOLLAKU – USHTRIA (poezi)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: Kopjacët gjithmonë dështojnë!