Category: ZÂNE TË KALESËS

LASGUSH PORADECI – Kur tfaqet perëndimi

Kur tfaqet perëndimi që nëpër driza pyjsh, / Ti vjen, o im’ e dashur, në zemër të më rryjsh ; / Ti zbret vetëtimtare e fellë-edhe më fellë : / Në fund të zemrës s’ ime fundet porsi një djellë.

Atë GJERGJ FISHTA – NJI LULE VJESHTET [Fragment]

N’ atë rrahe t’dekne mbrenda vorrit t’errshem / Tash pluhun jé. Ata dy sy t’ janë errun, // T’janë sosun fjalët e ambla e plot urti, / E ai zâ t’asht kputë, i cilli bite m’zemer / Si kumbë liret t’tingllueshme, qi prej s’largut / Ndihet tue ra, kur dora e prekë e msueme!…

GJIN DUKA – TUJ KUJTUE FISHTEN

Shtatëmbëdhetë dimna kaluen, qëse në dimën na la. Dimnat u shënderruen e pranëvera mâ s’na gëzoi. Kujtoi Poeti, lodhun prej lëngatës, se bora cegëmprûse e asajë nade së hidhët të dhetorit ishte petk darsmuer në trupin e hijëshëm të Rozafës dhe prej së shtruemes duel me e pá.

FAN NOLI – KULLTUKOFAGËT

Kulltokofagët janë krimba të verdhë me kokë të zezë, që riten me plagët e infliktuara të Shqipërisë në lëngim, këpushë, që munt t’i copëtosh, po jo t’i çqitësh nga trupi që kafshojnë e thëthijnë…

ALI ASLLANI – HAKËRRIM

Hani, pini dhe rrëmbeni, mbushni xhepe, mbushni arka, / të pabrek’ ju gjeti dreka, miljonier’ ju gjeti darka! / Hani, pini e rrëmbeni, mbushni arka, mbushni xhepe, / gjersa populli bujar t’ju përgjigjet : peqe, lepe!…

VALTER GJOKA – PËRQAFJE (poezi)

Me duert e ethshme lándën përqafove, / me buz’t e zjarrta n’buz’t e prushta pive / nektar’n e mrekullt’ t’njij dëfrimi t’ri, / o krijes’ balte, n’balt’, për balt’ hartuemun….

error: Kopjacët gjithmonë dështojnë!