HYSNI NDREU – NJË MEDALJE/PLLAKË E PANJOHUR E SKËNDERBEUT
HYSNI NDREU
NJË MEDALJE/PLLAKË E PANJOHUR E SKËNDERBEUT
Në këto kohë të vështira për demokracinë tonë, me tre-katër-e-pesëkëndësha Bermude, i yni Hero Kombëtar, Gjergj Kastrioti, është figura më e lartë, më e larë dhe më e praruar, ku mund të prehet shpirtërorja jonë, psikologjikja jonë, vizionarja jonë, shpresa jonë.
Më poshtë një medalje/pllakë prej bronzi, në të cilën paraqitet Skënderbeu mbi kalë. Mendohet se daton ndërmjet viteve 1501-1600 dhe nuk di të jetë publikuar më parë.
Të dhënat
𝗗𝗮𝘁𝗼𝗻: 1501/1600;
𝗟𝗹𝗼𝗷𝗶 𝗶 𝗼𝗯𝗷𝗲𝗸𝘁𝗶𝘁: medalje / pllakë;
𝗗𝗶𝗮𝗺𝗲𝘁𝗿𝗶: 8,00 cm;
𝗠𝗮𝘁𝗲𝗿𝗶𝗮𝗹𝗶: bronz;
𝗧𝗲𝗸𝗻𝗶𝗸𝗮: me derdhje.
𝗣𝗿𝗲𝗷𝗮𝗿𝗱𝗵𝗷𝗮
Trashëgimi e G. Eisner, Berlin, marrë nga Bardini në Firence, më 1908.
Përshkrimi
Pllakë e rrumbullakët, me një kornizë të profilizuar rretheqark, me nga dy vrima lart dhe poshtë, me një shkronjë P në anën e pasme. Një kalorës me mjekër galopon me kalin e tij në drejtim nga e majta. Mbi shpatulla mban një shpatë me një flamur në majë, nga shala varen një kukurë dhe një hark. Sipas mbishkrimit të mëvonshëm në pjesën e pasme të kopjes së Berlinit bëhet fjalë për Skënderbeun, Princin e Shqipërisë (1403-1468), aleat i Venedikut dhe i Papës në luftën kundër turqve.
Të tjera materiale nga Hysni Ndreu mund të gjeni këtu.