HYSNI NDREU – NJË TEKST NË GJERMANISHT I VITIT 1750 PËR SIRENËN MELUSINË, TË BIJËN E MBRETIT HELMAS NË SHQIPËRI

HYSNI NDREU – NJË TEKST NË GJERMANISHT I VITIT 1750 PËR SIRENËN MELUSINË, TË BIJËN E MBRETIT HELMAS NË SHQIPËRI

HYSNI NDREU

NJË TEKST NË GJERMANISHT I VITIT 1750 PËR SIRENËN MELUSINË, TË BIJËN E MBRETIT HELMAS NË SHQIPËRI

Një tekst i vitit 1750, shkruar në gjermanisht, i cili rrëfen për një vajzë të bukur, sirenën Melusinë, të bijën e mbretit Helmas në Shqipëri. Emri “Shqipëri” përmendet vetëm një herë në të gjithë librin, në titull.

Disa të dhëna për këtë tekst janë si më poshtë:

Titulli në origjinal:

Höchstwunderbare Geschichte von der Schönen Melusina, Königs Helmas in Albanien Tochter, welche eine Sirene und Meerwunder gewesen, und ihre Herkunft aus dem in Frankreich gelegenen Berg Adelon, und was sich allda Merkwürdiges mit ihr zugetragen (1750)

Titulli në shqip (një përkthim i mundshëm):

Historia më e mrekullueshme e Melusinës së bukur, vajzës së mbretit Helmas në Shqipëri, e cila ishte një sirenë deti, dhe origjina e saj nga mali Adelon në Francë, dhe çfarë ndodhish të çuditshme i ndodhën atje (1750)

Autor: I panjohur;
Viti i botimit: 1750;
Botuar në: Linz, Austri;
Shtëpia botuese: Ziernwald;
Gjuha: gjermanisht;
Zhanri: prozë, trillim historik (ka të ndërfutura edhe dy poezi);
Lloji i shkrimit: Minuskël (kombinim i shkronjave të mëdha / nistore me shkronja të vogla).

Me 99 faqe;
16 kapituj (kapitullit të parë i mungon faqja e parë);
23 ilustrime të ndryshme (të vizatuara me dorë), duke llogaritur edhe atë të kopertinës.

NJË TEKST NË GJERMANISHT I VITIT 1750 PËR SIRENËN MELUSINË
Faqja e parë e librit, ku ndodhet titulli

Të tjera shkrime nga Hysni Ndreu mund të gjeni këtu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: Kopjacët gjithmonë dështojnë!